Ballina / Lajme / Kosovë / Qeveria pritet të votohet në mesnatë
Loading...

Qeveria pritet të votohet në mesnatë

Deputetët opozitarë kanë paralajmëruar se do të japin mendimin e tyre në sallën e Parlamentit për Qeverinë e re. Aty pritet të flasin edhe përfaqësuesit e pozitës dhe Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj. Secili deputetë ka nga dhjetë minuta kohë derisa votimi i Qeverisë pritet të ndodhë pas mesnatës nëse nuk e shtyjnë seancën për të dielën.

Asnjë problem nuk do ta kenë deputetët e Listës Sprksa për të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Kosovës për të votuar Qeverinë që fillon sot në orën 16. Kjo për shkak se në seancë pritet të flasin të paktën deputetët opozitarë. Deputetët serbë ndodhen sot në Beograd dhe mund të vijnë me kohë në Prishtinë për ta votuar Ramush Haradinajn për Shef të Qeverisë.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, secili deputet ka nga dhjetë minuta për të dhënë mendimin lidhur me Qeverinë e re. Zyrtarët e Vetëvendosjes dhe të LDK’së kanë paralajmëruar se deputetët e tyre do të flasin në seancën plenarë për votimin e Qeverisë. Llogaritur në kohë, nëse secili deputet shfrytëzon kohën maksimale të lejuar, atëherë, vetëm koha e fjalimeve të deputetëve të LDK’së e Vetëvendosjes do të marrë rreth dhjetë orë, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se fjalimet e deputetëve mund të shkurtohen në kohë vetëm nëse seanca vendos për një gjë të tillë. Në të kundërtën, secili deputet do të ketë nga dhjetë minuta për debat.

Seanca për votimin e Qeverisë është caktuar pas konstituimit të Parlamentit, i cili ishte i bllokuar më shumë se dy muaj, për shkak se PDK-AAK e NISMA nuk arrinin të bënin numrat e nevojshëm.

Haradinaj pritet të votohet Kryeministër në një Qeveri me vetëm 62 deputetë. Deri më tash është sqaruar se PDK do t’i ketë 6 ministri; AAK dy; AKR katër; NISMA tri ministri; Lista Srpska me minoritetet katra.

Gjithsejta pritet të jenë pesë Zëvendëskryeministra. Sikurse edhe viteve të kaluara, edhe e tashmja, është më e madhja në rajon me 19 Ministra e pesë Zëvendëskryeministra. Ndërkaq, nuk dihet sa Zëvendësministra do të jenë për shkak se s’ka Ligj ende për Qeverinë përderisa Kryeministri mund të emërojë sa të dojë zëvendës të Ministrave.

Qeverinë e fundit e ka udhëhequr LDK në një koalicion me PDK’në. Kjo Qeveri u rrëzua edhe me votat e PDK’së me arsyetimin se kishte dështuar të merrte vendime të mëdha për Shtetin përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...