Ballina / Show Bizz / QKK e Shqipërisë shpalli 15 projektet fituese për këtë vit
Loading...

QKK e Shqipërisë shpalli 15 projektet fituese për këtë vit

Kësisoj, pas kryerjes së procedurave Këshilli i Miratimit të Projekteve vendosi t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike…

Këshilli Miratues i Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, u mblodh sot, më datë 29 qershor, për të shqyrtuar projektet kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë, i shkurtër dhe dokumentar). Kësisoj, pas kryerjes së procedurave Këshilli i Miratimit të Projekteve vendosi t’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:

Filma me metrazh të gjatë, Indipendent

“Të burgosur pa burg”, skenari dhe regjia Verjana Abazaj, producent “Mov(i)e On” p.f.

“Njeriu me Këmishë” skenari Luan Kryeziu, regjia Luan Kryeziu, Endrit Delisula, producent “Videoline” sh.p.k.

“Contromano 4 Albania”, skenari dhe regjia Andamion Murataj, producent “Lissus Media” sh.p.k.

“Gangsteri perfekt”, skenari dhe regjia Andi Deliana, producent “Action Production” sh.p.k.

“Një jetë me ty”, skenari dhe regjia Erion Kame, producent “Black Box” sh.p.k.

“Pengu”, skenari dhe regjia Saimir Gongo, producent “Shoës and Publicity Production” sh.p.k.

“Emili”, skenari dhe regjia Ajola Daja, producent “A.R.Production” p.f.

 Filma artistikë me metrazh të shkurtër Indipendent

“Gjergj, the funeral crasher”, skenari dhe regjia Albana Kozeli, producent “edit4” p.f.

“Poeti”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço, producent “Teo Film” sh.p.k.

“Agamemnoni”, skenari dhe regjia Ergys Lubonja, producent “O2 Movie Production” p.f.

“Rrugës”, skenari dhe regjia Irdit Kaso, producent “Hija Films” p.f.

“Femrat”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali, producent “Ejf Production” sh.p.k.

“Popcorn”, skenari dhe regjia Blerina Goce, producent “edit4” p.f.

“Elisa”, skenari dhe regjia Erenik Beqiri, producent “Anima Pictures” sh.p.k.

III. Filma dokumentarë Indipendent

“Viola, pikturë, letërsi” skenari dhe regjia Ervin Çoba, producent “Koncentrat” p.f./ KultPlus.com

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …

Loading...