Drejtori i OAK-s, Ismet Mulaj me antarin e bordit Hasan Gigollin dhe Rrezarta Rama zyrtare për komunikim me biznese, kan zhvilluar disa vizita bizniseve të Prizrenit. Ata jan takuar me pronarin e kompanisë të qumështores “ Sharri” z.Nderim Halimi, në Prizren. Gjatë kësaj vizite Halimi u ankua pasi që në rajonin e Opojes janë 8 kompani me emrin “ Sharri”. Dhe përshkak të produkteve jo cilësore të plasuara në treg nga kompanitë me po të njejtin emër, biznesi i tij është duke u dëmtuar. Halimi gjithashtu thot se” se brendi i kompanisë më është vjedhur edhe pse kam kerkuar drejtësi nuk mar përgjegjje’’. Ndërsa tregon se rastin e ka paraqitur edhe në “ Zyren e Patentimit” dhe në ”Avuk”.
Nga ana tjeter Mulaj thotë se “ Nëse ka dëshmi dhe vërtetohet e gjitha, atëherë do të ngre padi kundër qumështorëve me po të njejtin emër për dëmtim të biznesit”
Ndërsa Halimi thoët se ”Është i vetmi i cili ka patenten nga MTI dhe se produktet janë të mbrojtura me llogo, fondin e shkronjave dhe ngjyren” thot Halimi. Ai tregon edhe problemet që jan duke i hasur për eksportim ku qumështorja “ Sharri” ka kapacitet të prodhoj 35 mij litra për të prodhuar produkte qumështore por nuk e bëjnë. Ai e arsyeton këtë se në tregun e Kosovës ka produkte nga vendet fqinjë. Gjë që nga kjo po i dëmton produktet vendore.
Anëtari i OAK-s, Hasan Gigolli thotë “ Se problemin që e ka do ta zgjedhin bashkarisht. Dhe se OAK, është krijuar për të ju dalur bizneseve në ndihmë. Qëllimi kryesor i saj është të ju sherbej kompanive vendore. Bashkimi i bizniseve dhe ideve të njerëzve do të japin rezultate të mira për produktet vendore.
Ndërsa Mulaj i premton zgjedhjen sa më shpejtë të problemit.
/MegaPress/