Ballina / Lajme / Kosovë / Ramush Haradinaj viziton varrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova
Loading...

Ramush Haradinaj viziton varrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova

Me rastin e 12-vjetorit të ndarjës nga jeta të mikut tim, Presidentit tonë të parë e historik, Ibrahim Rugova, sot nderojmë veprën dhe punën e tij madhore.

Presidenti Rugova, intelektuali humanist që i dha emër Kosovës në botë, përjetësisht do të mbetet në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt shembullin, figurën dhe vizionin e tij. Ka shkruar Kryeministri i Kosovës në facebook z. Ramush Haradinaj.

/MegaPress.AL/

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …