Ballina / Lajme / Bota / Raportuesi i PE’së tregon se çfarë e pret Serbinë për Kosovën në fund të negociatave
Loading...

Raportuesi i PE’së tregon se çfarë e pret Serbinë për Kosovën në fund të negociatave

David McCallister, raportues i Parlamentit Europian për Serbinë, ka deklaruar se në fund të bisedimeve të Serbisë me BE’në për anëtarësim, do të ketë një dokument juridikisht obligativ për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

McCallister ka thënë se të gjithë kapitujt e bisedimeve, 35 sish, janë barabarësisht të rëndësishëm për Serbinë, por sipas tij, sundimi i ligjit dhe normalizimi i raporteve me Kosovën, janë kryesoret.

“Natyrisht, sa më shumë përparime të shohim në fushën e këtyre dy shtyllave të bisedimeve, do të jetë më e lehtë që të hapen kapituj të radhës. Është më se e qartë se çfarë pritet në fund të bisedimeve me Serbi –BE- kjo është normalizimi i raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në një formë të tillë që do të jetë juridikisht obligative për të dyja palët dhe po ashtu duam që të dyja palët të jenë në gjendje t’i implementojnë përgjegjësitë e tyre dhe të drejtat e tyre” ka thënë McCallister.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...