Ballina / Show Bizz / Rati e Mehdi Zena i bashkojnë forcat në projektin e ri
Loading...

Rati e Mehdi Zena i bashkojnë forcat në projektin e ri

Këngëtari i mirënjohur Rati po rikthehet sërish dhe këtë herë shumë më ndryshe se zakonisht.

Rati vjen nën petkun e veshjeve tradicionale për të prezantuar një këngë me motive popullore. Dihet që këngëtari ia thotë bukur këngëve popullore, madje është këngëtari i brezit të ri që më së shumti pëlqehet për interpretim live.

Rati këtë radhë i ka bashkuar forcat me një nga zërat më të mirënjohur të këngës së mirëfilltë popullore, këngëtarin Mehdi Zena. Gjithashtu aty është edhe babai dhe djali i Ratit, orkestruesi  Agron Avdiaj, me të cilin Rati ka bashkëpunim të gjatë dhe shokë të tjerë të tij.

Këngëtari këtë projekt e ka paralajmëruar në llogaritë e tij në rrjete sociale, pa dhënë shumë detaje rreth titullit të këngës dhe datës së publikimit.

Siç kuptojmë, xhirimet janë realizuar nga Endi Hoxha.

Shikoni gjithashtu

Premierë: “Hajde se u plaka” projekti i ri muzikor nga Romeo Imeraj (Foto-Video)

Pas shumë projekteve të sukseseshme Romeo Imeraj rikthehet fuqishem me nje super projekt. Plot ritem …

Loading...