Ballina / Shendetesi / Ushqimi dhe Dieta / Receta e ravanisë së terur dhe sekreti i saj

Receta e ravanisë së terur dhe sekreti i saj

Përbërësit

5 vezë

3 gota të ujit sheqer ose një kuti e vogel me sheqer

1 pecivë prashak

1 pecivë për fryerje të brumit

1 kg nisheste

1 margarinë

Pregaditja

Në fillim nxehet pak tava në furr apo mbi shporetë. Pasi të nxehet tava, miret margarina dhe me dorë e lëvizim disa herë derisa të shkrihet në tevë. Pastaj hidhet sheqeri dhe përzihet 10 minuta. Pastaj një nga një shtohen vezët. Gjatë gjithë kohës përzierja bëhet me dorë deri sat ë shkrihet shqeri. Pastaj shtohen pecivat dhe nishestja. Përzihet deri sa të bashkohet masa dhe futet në furrë.

Sekreti i kësaj ravanie është se nuk duhet lar duart deri sa të piqet, por vetëm fshihen me leckë kuzhine.

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Receta për gullash

Përbërësit: 1 kg mish viçi 500 gr qepë 3 thelbinjë hudhër 1 karrotë 2 luge …