Ballina / Lajme / Bota / Reflekset e babait shpëtojnë vogëlushen
Loading...

Reflekset e babait shpëtojnë vogëlushen

Një baba ka reaguar në kohë duke shpëtuar vajzën e tij pa u lënduar nga përplasja e një makine.

Pamjet e filmuara nga kamera e një tjetër makine tregojnë një person që kalon me një vajzë, të cilët mendohet se janë babë e bijë, përmes vijave të bardha. Pikërisht në këtë moment vihet re një makinë e cila nuk frenon, por vijon rrugën e për paksa nuk i përplas.

Evitimi i përplasjes u bë falë reagimit të shpejtë të burrit, që nxitoi të kalonte rrugën dhe të rrotullohej që makina mos përplaste vogëlushen.

Pamjet e videos, vendndodhja e së cilës mbetet ende e paqartë, u bënë shumë shpejt virale, me komentuesit e shumtë që vlerësonin reagimin e shpejtë të personit që mendohet se është edhe babai i vogëlushes.

 /BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...