Ballina / Show Bizz / Rita Ora vjen ‘e nxehtë’ në imazhet e reja, shfaqet provokuese në të zezë (Foto)
Loading...

Rita Ora vjen ‘e nxehtë’ në imazhet e reja, shfaqet provokuese në të zezë (Foto)

Këngëtarja Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Kënga e saj më e fundit “Anywhere” është pa diskutim një prej këngëve më hit të momentit, ndërsa Rita ka paralajmëruar se brenda muajve të ardhshëm do të sjellë edhe projekte të reja.

Ajo vazhdon gjithashtu të jetë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga një numër i madh fansash.

Rita preferon që shpesh të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në të shumtën e rasteve nuk heziton të publikojë edhe poza provokuese.

Disa të tilla, këngëtarja me prejardhje shqiptare i solli së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo u shfaq mjaft provokuese, veshur në të zezë, duke vënë në pah linjat dhe kthesat e saj, përmes pjesëve të prera të kostumit.

“Ndjenja vikendi”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive, me të cilat bëri për vete një pjesë të mirë të ndjekësve të saj.

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …

Loading...