Ballina / Show Bizz / Rita Ora zyrtarizon lidhjen e re? (Foto)

Rita Ora zyrtarizon lidhjen e re? (Foto)

Këngëtarja Rita Ora këto ditë ka qenë një ndër emrat më të përfolur në media.

Ajo u kritikua për një fotografi me boksierin e njohur Conor McGregor, ku sipas komentuesve thuhej se dyshja janë fotografuar shumë të afërt.

Por, mesa duket, ka mjaftuar ngjarje, që Rita të ‘zyrtarizojë’ në një lloj forme edhe lidhjen e saj më të re, me muzikantin Andrew Watt.

Ora ka publikuar një fotografi bardhë e zi në Instagram, ku shfaqej pranë Andrew, ndërsa në mbishkrimin e footgrafisë shkruante “Mbrëmjen e kaluar”, shoqëruar me disa ikona zemre.

Rita Ora dhe Andrew Watt

Këngëtarja 27 vjeçare ishte fotografuar në tetor të këtij viti së bashku me të dashuri ne ri, ndërsa për asnjë çast nuk ka shprehur dëshirën që të flasë para mediave lidhur me jetën e saj private.

“Çifti” i aluduar u fotografuan nga paparacët në tetor të këtij viti, ndërsa së fundmi duket se kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre

Megjithatë, duket se fotografia e parë me Andreq në rrjetet sociale, shënon zyrtarizimin e lidhjes së saj më të re.

Loading...

Shikoni gjithashtu

Pelqehet kenga e re nga Mirash Bardheci

“Gurbeti” mban titullin kënga më e re nga Mirash Bardheci. Kënga është me ritme popullore …