Ballina / Show Bizz / Rita shkëlqen me dy veshje të ndryshme në evenimentin e modës në Paris (Foto)
Loading...

Rita shkëlqen me dy veshje të ndryshme në evenimentin e modës në Paris (Foto)

Rita Ora njihet për dashurinë që ka ndaj modës, ndërsa në edicionin e kaluar ishte pjesë e America’s Next Top Model.

Këngëtarja shqiptare vazhdimisht e ka dëshmuar se është e guximshme dhe rrallë gabon me zgjedhjet që i bën në veshje.

(Rex/Shutterstock)

Derisa vazhdon karrierën si këngëtare, 27-vjeçarja është shumë e përfshirë në botën e modës, ashtu që kohë pas kohe reklamon veshje dhe aksesorë të ndryshëm.

Ndërsa gjatë shkuarjes në Javën e modës së meshkujve në Paris, Rita edhe një herë ka marrë vëmendjen me dukjen e saj.

(Rex/Shutterstock/GoffPhotos)

Ajo u ndërrua dy herë gjatë pjesëmarrjes në këtë eveniment dhe në të dyja raste e zgjodhi ngjyrën e kuqe.

Fillimisht, këngëtarja u paraqit me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa më pas veshi një kostum vinili po ashtu me ngjyrë të kuqe.

Si gjithmonë me stil, biondja e famshme ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa fotoreporterët e kanë fotografuar në poza të ndryshme. /MegaPress/

Shikoni gjithashtu

Në këto ditë të vetizolimit, ja deri ku arrin kreativiteti e të rinjve

Kosova është në gjendje emergjence e gjithë kjo pasi janë konfirmuar disa raste pozitive në …