Ballina / Sport / RONALDO SHPALLET FUTBOLLIST I VITIT NGA UEFA
Loading...

RONALDO SHPALLET FUTBOLLIST I VITIT NGA UEFA

Sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur fitues i çmimit ‘UEFA – Lojtari i Vitit’, për herë të tretë në karrierën e tij.

Real Madrid sezonin e kaluar e fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, një titull rekord dhe Ronaldo ishte lojtari kryesor i skuadrës duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 6 asistime në 13 ndeshje.

Në konkurrencë për çmimin ‘UEFA – Lojtari i Vitit’ ishte edhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi dhe portieri i Juventus, Gianluigi Buffon.

Ronaldo e kishte fituar këtë çmim edhe në sezonet 2013/14 dhe 2015/16.

/TetovaNews/

Loading...

Shikoni gjithashtu

FC Kosova München fillon sezonën me dy fitore, së shpejti në Bezirksliga të Gjermanisë

FC Kosova München ka filluar sezonin pranverorë me dy lojërat e para dhe me dy …

Loading...