Ballina / Lajme / Bota / Rreziku nga raketat verikoreane: Japonezët ndërtojnë bunkerë bërthamorë
Loading...

Rreziku nga raketat verikoreane: Japonezët ndërtojnë bunkerë bërthamorë

Japonia po kryen një seri stërvitjesh emergjente si regim ndaj asaj që shihet si kërcënim me raketa nga Koreja e Veriut. Pheniani ka testuar këtë vit mbi dhjetë raketa në Detin e Japonisë – disa prej të cilave kanë rënë brenda zonës ekonomike të Japonisë. Shumë ekspertë besojnë se Koreja e Veriut është në prag të prodhimit të armëve bërthamore.

Siç njofton Zëri i Amerikës, nga qyteti Kobi, shumë japonezë druhen se si vend aleat i Shteteve të Bashkuara, Japonia mund të vihet në shënjestër nga Koreja e Veriut, ose mund të gjendet mes zjarrit të ndonjë konflikti.

Fshehur në kodrat pyjore në Japoninë qendrore, Kenji Oribe ka ndërtuar atë që beson se do ta ndihmojë t’i mbijetojë një konflikti bërthamor në Azinë Lindore.

Kompania e tij ndërton strehime të nëndheshme. Në klimën e luftës që po përshkallëzohet në Korenë e Veriut, Oribe ka vënë re shtimin e kërkesave.

“Dyer që i rezistojnë shpërthimit, zgavra shpëtimi, dhe makineri si pompat e ajrit, të gjitha janë importuar nga Zvicra. Tani kemi mungesa të komponentëve dhe u kam treguar klintëve se duhet të presim pak.”

Ventilatori filtron gazet e dëmshme ose rrezatimin – duke u dhënë të strehuarve kohë të mjaftueshme për t’i mbijetuar radiacionit pas një sulmi bërthamor. Janë të gjitha gjërat thelbësore për jetën në bunker, thotë ndërtuesi Kenji Oribe.

“Niveli i rrezatimit të bombave atomike që ranë në Hiroshima dhe Nagasaki pas dy javësh ra në një masë 1 mijë herë nga niveli origjinal. Po të dilje jashtë ishe i sigurtë.”

Japonia do të ketë gjashtë deri shtatë minuta paralajmërim për një sulm me raketa nga përtej detit nga Koreja e Veriut. Pak japonezë mendojnë se sulmi do të ndodhë, por vendi po përgatitet për rastin më të keq.

Komunitetet përgjatë brigjeve të Detit të Japonisë po zhvillojnë prova evakuimi. Ata druhen se një raketë nga Pheniani – si provë apo e qëllimshme mund të godasë territorin japonez. Akiko Kodani është nënë me dy fëmijë.

“Është shumë e frikshme. Kur jam me fëmijët mund t’i mbroj ata por kur jam në punë, larg tyre, nuk mund të bëj gjë. Kjo më frikëson.”

Japonia po përgatit sistemin e alarmit, një seri mesazhes emergjente që transmetohen përmes altoporlantëve, telefonave celularë dhe kompjuterve. Sisteme të mbrojtjes nga raketat janë dislokuar në perëndim të vendit.

Disa, si Kenji Oribe, nuk po i lënë gjërat në mëshirë të fatit. Bunkeri i tij i sherben pjesërisht për të tërhequr klientët. Por është e qartë se ai ndan shqetësimet e tyre.

“Është e turpshme pasi Japonia humbi 72 vjet më parë dhe ende i duhet të kujdeset për sigurinë e vet. Nëse do të ketë një tjetër luftë, unë nuk dua të humbas.”

Bunkerë si ky kushtojnë rreth 165 mijë dollarë. Kërkesat për të ndërtuar bunkerë të tillë vetëm sa vijnë e shtohen.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...