Ballina / Lajme / Bota / Rusia dhe Bjellorusia, manovra ushtarake me 100 mijë ushtarë
Loading...

Rusia dhe Bjellorusia, manovra ushtarake me 100 mijë ushtarë

Ministrat gjerman dhe francez të mbrojtjes kanë kritikuar manovrën e fundit ushtarake të Rusisë me Bjellorusinë, duke thënë se Moska dëshiron të tregojë fuqinë ushtarake në kufijtë e BE-së dhe NATO-s.

“Është shumë me rëndësi që në këtë kontekst ne të riafirmojmë praninë tonë, në këtë strategji që Rusia po e përdor për të na frikësuar”, ka thënë ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly.

Me rregullat e OSCE-së, që ndryshe njihen si dokumenti i Vjenës, shtetet që kryejnë manova ushtarake me më shumë se 13.000 ushtarë, duhet të njoftojnë paraprakisht vendet e tjera, e po ashtu të jenë të hapura për mbikqyrësit.

Rusia dhe Bjellorusia kanë thënë se këto manovra ushtarake, të ashtuquajtura Zapad apo “Ushtrimet e Perëndimit”, përfshijnë rreth 12.700 ushtarë dhe do të mbahen në Bjellorusi dhe në disa pjesë perëndimore të Rusisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të perëndimit dhe ekspertë thonë se numri i vërtetë i pjesëmarrjes së ushtarëve mund të arrijë në 100 mijë trupa.

NATO ka thënë se do të dërgojë tre vëzhgues në Bjellorusi dhe Rusi për të monituruar manovrat ushtarake, dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje të dy vendeve të lejojnë monitorimin e kufijve në prova.

/GazetaExpress/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...