Ballina / Lajme / Bota / Sa grupe ekstremiste operojnë në territorin e SHBA’së
Loading...

Sa grupe ekstremiste operojnë në territorin e SHBA’së

Incidenti në Virginia të SHBA’së, në të cilin mbetën të vdekur tre persona, po konsiderohet si tregues i rritjes së grupeve me ideologji ekstreme. Por, edhe zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë, vlerësohet si një nga faktorët që kanë ndikuar në riaktivizimin e grupeve të ekstremit të djathtë në SHBA.

Më shumë se 1,600 grupe ekstremiste raportohet se operojnë në territorin amerikan. Sipas analistëve, mediat sociale po luajnë rol të madh në promovimin e këtyre ideologjive.

Së fundi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë cak i raportimeve për rritjen e nacionalizmit, urrejtjes e racizmit.

Dhuna vdekjeprurëse në rrugët e Charlottesville të Virginias, erdhi në kohën e rritjes dramatike të lëvizjeve të ekstremit të djathtë në SHBA.

Zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë është përmendur si një nga faktorët që kanë ndikuar në riaktivizimin e aktivistëve dhe grupeve që hedhin poshtë ideologjinë e majtë dhe konservatorizmin bashkëkohor.

E, mediat sociale thuhet se po luajnë rol të madh në promovimin e këtyre ideologjive.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë njoftuar se aktualisht janë duke “ndjekur” më shumë se 1,600 grupe ekstremiste në vend.
Sipas raporteve të fundit, ekzistojnë tri grupe kryesore që ndërlidhen me tensionet e fundit.
“Alternativa e Djathtë”, “Klani Ku Klux”, si dhe grupet neo-naziste, përbëjnë pjesën kryesore të grupeve që shquhen për ideologji ekstreme.

-“Alternativa e Djathtë”, është grup provokatorësh që urrejnë korrektësinë politike dhe përkrahin politikat e Donald Trumpit.

Rritja e fundit e kësaj lëvizjeje thuhet se është inkurajuar pjesërisht nga retorika e përdorur gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, me ç’rast Trumpi u akuzua për racizëm, anti-semitizëm dhe anti-islamizëm.

– “Klani Ku Klux”, është grupi më i njohur supremacist i Amerikës.

Grupi fillimisht u formua nga disa oficerë në jug të SHBA-së, pas Luftës Civile Amerikane në vitin 1865.

Klani shpejt filloi të përhapte ideologjinë në mbarë vendin në vitet 1900.
Ky grup diskriminon zezakët, hebrenjtë dhe imigrantët, derisa së fundi ka dalë haptazi kundër komunitetit LGBT.

– Grupet neo-naziste janë të përbëra nga aktivistë që ndajnë ideale anti-semite, nostalgjinë për Adolf Hitlerin dhe Gjermaninë naziste.

E, sipas analistëve, marshi në Charlottesville, i cili u thirr për të protestuar kundër planeve për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, ishte vetëm pretekst për t’i rikthyer në fokus ideologjitë ekstreme.

(Kosova Sot)

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...