Ballina / Lajme / Sarandë, policia shpëton 4 pushues
Loading...

Sarandë, policia shpëton 4 pushues

Policia kufitare e Sarandës i ka ardhur në ndihmë katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin. Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 18:30, në sallën operative të Kufirit Sarandë ka mbërritur një njoftim se në zonën ujore të Ksamilit disa shtetas kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues, tip pedalon kishte pësuar defekt.

Shërbimet e Policisë Kufitare pas sinjalizimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve A.V., 27 vjeç, M.F., 29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe shtetasin E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë. Të katër shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese, me të cilat dalin në terren ujor,

/gazeta-Shqip.com/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...