Ballina / Lajme / Kosovë / Schmid: Kosova është Evropë dhe se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Schmid: Kosova është Evropë dhe se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian

Dinamika e Kosovës me Bashkimin Evropian po intensifikohet. Në këtë drejtim, edhe takimi i sotëm me Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, vërteton rëndësinë e kësaj dinamike, por është edhe shtytje për punë më intenzive në zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën.

U pajtuam që përparësi më e madhe duhet t’i kushtohet reformave të nevojshme, në veçanti sundimit të ligjit, që ka fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformën ekonomike, që mbështetë zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe krijimin e vendeve të punës.

Sekretarja Schmid, nga ana e saj, e bëri të qartë se Kosova është Evropë dhe se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Republika e Kosovës është e vendosur në perspektiven e vet evropiane dhe do të punojë me zell të shtuar në implementimin e detyrave që ka para vetës. Ka shkruar kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.

/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e …