Ballina / Lajme / Kosovë / Sekuestrohen 102 kg drogë, prangoset një 26-vjeçar nga Vlora
Loading...

Sekuestrohen 102 kg drogë, prangoset një 26-vjeçar nga Vlora

Në vijim të goditjeve të rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka godit një tjetër rast ditën e sotme.

Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekuestruar në automjetin tip ” Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.

Policia ka arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...