Ballina / Lajme / Sela: Meritat Ju takojnë shqiptarëve për Ligjin e Gjuhës Shqipe
Loading...

Sela: Meritat Ju takojnë shqiptarëve për Ligjin e Gjuhës Shqipe

Në Kuvendin e RM u votua Ligji për përdorimin e Gjuhës shqipe, një veprim politik, i përbashkët që avanson një kërkesë të rëndësishme të shqiptarëve siç është Ligji për përdorimin institucional të Gjuhës Shqipe.

Meritat për këtë ligj, ju takojnë shqiptarëve. Atyre që gjithmonë kanë sakrifikuar deri tani për çështje kombëtare ku bën pjesë një e drejtë fundamentale siç është përdorimi institucional i gjuhës. Dhe jo politikanëve dhe partive politike, që për dy dekada kanë mbajtur peng kërkesat e shqiptarëve, dhe të njejtën kohë kanë qenë pjesë e pandarë pushtetit.

Ishte pikërisht propozim Ligji i Gjuhës Shqipe që Aleanca për Shqiptarët e përkrahëm shumicën e re parlamentare, kontribuam dhe përdorëm maksimalisht të gjitha mundësitë kushtetuese që ky ligj të jetë cilësor dhe t’i përmbush kërkesat e shqiptarëve.

Tani në vend të euforisë, vëmendjen politike e kemi të përqendruar në implementimin e këtij ligji në praktikë, sepse shumë ligje nga Marrëveshja e Ohrit nuk janë implementuar drejt dhe janë zhagitur pa fund sepse ka munguar vullneti politik, dhe aspekti
I sanksionimit për ata institucione dhe udhëheqës të institucioneve që nuk i kanë implementeruar ligjet e tilla. Ka shkruar në rrjetin social facebook z. Ziadin Sela.

/MegaPress.AL/

 

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...