Ballina / Show Bizz / Serbët e sulmojnë këngëtarin Meti pas lansimit të këngës “Ushtria e Kosovës”
Loading...

Serbët e sulmojnë këngëtarin Meti pas lansimit të këngës “Ushtria e Kosovës”

Këngëtari Muhamet Bajrami-Meti, vetëm pak ditë më parë sjelli premierën e radhës, këngën me titull “Ushtria e Kosovës”. Këtë këngë me tone të forta patriotike, Meti e ka në bashkëpunim me një ndër zërat më të veçantë në vend, me Shemin e grupit “Ilirët”.

“Ushtria e Kosovës” provokoj medien vendase dhe kudo u panë tituj si: “Meti e Shemi e bëjnë ushtrinë e Kosovës”, etj. E, jehona e kësaj kënge me mesazh special, duket se i ka kaluar kufijtë vendor.

Në të vërtet, ata të cilëve nuk u ka pëlqyer fare kënga e teksti janë serbët, pasi që nga dje kanë nisur ta raportojnë e masovikisht llogarinë e Metit në Instagram. Faqja e tij në këtë rrjet social nuk është plotësisht aktive dhe siç kuptojmë përmes një video të bërë nga vetë këngëtari, atij nuk po i lejohet qasje dhe veprim i plotë në faqen e tij për shkak të raporteve të shumta dhe komente fyese që vijnë në gjuhën serbe.

Ky, është sulmi me të cilin po përballet këngëtari, që bashkë me Shemin edituan një nga këngët më të bukura të këtij fillim nëntori, për ti prirë festës së madhe të 28 nëntorit.

Në linkun e më poshtëm klikoni për të parë zhvillimet në Instagramin e Metiti.

https://www.instagram.com/p/BbC1n0SHTto/?taken-by=metiiofficial

https://www.facebook.com/metiiofficial/videos/849138881914767/

https://youtu.be/F2dNNh8f0GY

Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë- “Jo per ty une sdo te qaj” nga Mustaf Gashi

Mustaf Gashi është emer i afirmiar ne muziken shqiptare. Këngët e artistit në fjal kan …

Loading...