Ballina / Lajme / Kosovë / Serbi i dyshuar për krime lufte, nesër në gjyq

Serbi i dyshuar për krime lufte, nesër në gjyq

Bogdan Mitroviq, i arrestuar dje në Suharekë, mbi dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, nesër do të merret në pyetje në Gjykatën Themelore në Prizren.

Avokati i tij, Dejan Vasiq, i ka thënë RTS se Mitroviq do të paraqitet në Gjykatë në orën 8:30.

Serbi 74-vjeçar u arrestua në Suharekë gjatë vizitës që ai, bashkë me një grup të serbëve, i bënë shtëpive të tyre dhe Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë në Mushtisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se arrestimi i serbit 74 vjeçar, Bogdan Mitroviq, në fshatin Mushtisht të Suharekës, është një politikë e frikësimit të serbëve dhe se kjo do të ndikojë edhe në bisedimet në Bruksel.

/GazetaExpress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …