Ballina / Lajme / Serbia i shpall “luftë diplomatike” Maqedonisë
Loading...

Serbia i shpall “luftë diplomatike” Maqedonisë

Personeli diplomatik serb u tërhoq nga Maqedonia për shkak të ofensivës së veprimtarisë së inteligjencës kundër Ambasadës së Serbisë në Shkup, kështu pohoi ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, derisa sqaroi se personali diplomatik serb duhet të përgatitet të punojë në mjedisin e ri, në të cilin është përfshirë siç e quajti “faktori i jashtëm”.

Është e padiskutueshme dhe e vërtetuar me fakte se ekziston ofensivë e veprimtarisë së inteligjencës kundër Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Maqedoni në të cilën është përfshirë edhe faktori i jashtëm. Po ndërmarrim të gjitha masat që të përgatitemi për punë në një mjedis të tillë, t’i mbrojmë interesat tona dhe ta rishqyrtojmë aftësinë dhe kapacitetin tonë për punë në kushte të tilla. Pa dyshim se ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Maqedoninë sepse jemi fqinj, sepse kemi interes të përbashkët, sepse jemi popuj të afërt. Megjithatë është detyra jonë t’i mbrojmë interesat tona në përputhje me parimet e diplomacisë ndërkombëtare- dekalroi Ivica Daçiq,ministër i Jashtëm i Serbisë.

Sipas Daçiqit, një pjesë e personelit do të kthehet javën e ardhshme, ndërsa ambasadori pas të gjitha konsultimeve në Beograd. Ndërkaq Presidenti, Aleksandar Vuçiq u zotua se do të mbrojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Është detyra jonë që njerëzit tanë të jenë të gatshëm dhe të përgatitur. Do të ketë një ndryshim në personelin tonë, do ta mbrojmë miqësinë tonë me maqedonasit dhe në të njëjtën kohë do të dimë si të sillemi në mjedisin e ri. Ka shumë spekulime dhe mendoj se në dhjetë ditët e ardhshme gjithçka do të jetë shumë e qartë- deklaroiAleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Edhe pse asnjë nga krerët e shtetit serb nuk e konfirmoi, sipas mediave serbe arsyeja e vërtetë e këtij veprimi është qëndrimi i Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Duke iu përgjigjur të njëjtave, Qeveria e Maqedonisë kumtoi se sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mos-përzierjes në kontestet mes shteteve- bëhet me dije nga Qeveria e RM-së.

Momentalisht, objekti i ambasadës serbe është “amanet” i institucioneve vendase për ruajtjen e rendit.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të ambasadës serbe në Shkup. Këto masa merren pasi Qeveria e Serbisë i thirri diplomatët e saj në konsultime urgjente në Beograd”.

Ndryshe, dy shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitet e 90-ta, por këto marrëdhënie disa herë u zbehën pikërisht për shkak të pozitës së Maqedonisë ndaj Kosovës. Kështu kur Qeveria e Maqedonisë e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ambasadori i atëhershëm në Beograd, Aleksandar Vasilevski u shpall persona non grata me çka u detyrua ta lëshojë vendin. Ndërsa ambasadori i atëhershëm Zoran Popoviq qëndroi në Shkup por i dërgoi notë proteste Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Anesa Saliji

/TetovaNews/
Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...