Ballina / Lajme / Serbia kërkon ndihmën e Rusisë kundër Kosovës në Interpol
Loading...

Serbia kërkon ndihmën e Rusisë kundër Kosovës në Interpol

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar sot nga ambasadori rus Aleksandar Cepurin që Rusia të bëjë çmos që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ai gjatë një takimi në Beograd ka falënderuar diplomatin rus për qëndrimin e deritanishëm të Moskës zyrtare ndaj Kosovës.

“Vulin në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes ka lutur ambasadorin që Rusia sikur edhe deri më tash, të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të pamundësuar pranimin e Kosovës në Interpol”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

/KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …