Ballina / Lajme / Kosovë / “Serbia prodhon birrën e vet” në Kosovë
Loading...

“Serbia prodhon birrën e vet” në Kosovë

Në “Beerfestin” e Beogradit është prezantuar birra e manastirit nga Kosova, transmeton Koha.net.

Promovimin e kësaj birre, siç njofton “novosti”, e kanë bërë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe vlladika i Rashkë – Prizrenit Teodosije.

Në stendën e “manastirit” mbretëronte interesim i madh për birrën, me të cilën, sipas këtij mediumi serb është rigjallëruar tradita mesjetare e birrarisë së manastireve në Kosovë.

Birra prodhohet në manastirin Banjska, në rrethinën e të cilës, sipas historisë serbe, ka qenë pallati i trimit epik serb Banoviq Strahinja, portreti i të cilit është vënë në etiketën e birrës.

/KOHAnet/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...