Ballina / Lajme / Kosovë / Sfida e demarkacionit për Qeverinë e re, problemi që izolon Kosovën
Loading...

Sfida e demarkacionit për Qeverinë e re, problemi që izolon Kosovën

 

Njëra ndër sfidat më të vështira që do të ballafaqohet Qeveria e re e Republikës së Kosovës, është ajo e demarkacionit me Malin e Zi.

Ka dy muaj e më shumë që në Kosovë kanë përfunduar zgjedhjet, dhe krijimi i Qeverisë ka ngecur, ku deri më tani liderët politikë kanë dështuar të gjejnë një marrëveshje për të dal nga kriza politike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kohë më parë ka deklaruar se çështja e kufijve te Kosovës ka përfunduar me 2008, kur është njohur nga shumica e shteteve me këta kufij.

Po ashtu edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, po ashtu ka bërë thirrje që të formohet Qeveria dhe të ratifikohet demarkacioni. Sipas saj, nëse Kuvendi e voton demarkacionin, ne, BE-ja do të lëvizë shumë shpejt në procesin e liberalizimit të vizave”.

“Është koha e fundit ta ratifikoni Marrëveshjen me Malin e Zi dhe kjo do ta zhbllokojë liberalizimin e vizave. Ky vendim është në duart e Kuvendit të Kosovës”, iu kishte drejtuar Mogherini duke iu bërë thirrje partive politike që ta kenë të qartë se kur është fjala për interesat e popullit, siç është liberalizimi i vizave, ato duhet ta tejkalojnë debatin ndërpartiak dhe të gjejnë rrugën përpara. Ndërsa analistët politik vlerësojnë se, Qeveria e re duhet të gjejë një opsion sa më shpejt për zgjidhjen  për demarkacionin.

Image

Sami Kurteshi

Foto galeri

Demarkimi i kufijve, interes i Kosovës

Deputeti i VV-së Sami Kurteshi ka pohuar për “ Bota Sot” se deklarata e Ambasadorit  Delawie, nuk është një deklaratë e jashtëligjshme, sepse ai është përfaqësua i shteteve të bashkuara të Amerikës dhe natyrisht që çështja e kufijve të Republikës së Kosovës ka marr fund ashtu edhe siç është njohur ndërkombëtarisht.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se puna e komisionit të Kosovës për caktimin e pikave të limitimit të kufirit ka qenë i pa drejtë, dhe i pa bazuar.

“Atë që e ka kërkuar Lëvizja e VV, ishte që të bëhet demarkacioni i kufijve të Kosovës sepse pa demarkacion edhe njohja zyrtare është e përgjithësuar. Dhe VV ka kërkuar që ajo të bëhet në bazë të fakteve dhe dëshmive dhe matjeve në teren ashtu siç duhet bërë. Por jo në mënyrën qysh e ka bërë komisioni i për matjen e kufijve udhëhequr nga Meha. Dhe deklarata e përfaqësues të SHBA në OKB është e drejtë, kërkesa pra që të krijohet një qeveri  sa më shpejtë, dhe Institucionet e Republikës së Kosovës që të fillojnë punën”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka pohuar se një ndër çështjet që duhet filluar, është çështja e demarkacionit, por jo çështja e demarkacionit sipas asaj që e ka nxjerr komisioni shtetëror i Kosovës në kryes me Murat Meha.

“Mendoj se duhet të bëhet vërtet caktimi shkencor edhe faktik ë teren sepse në kemi interes që të bëhet demarkacioni i të gjithë kufijve të Kosovës, madje edhe me Serbinë e cila nuk është hiç e interesuar që të bëhet kjo çështje. Mirëpo pajtohem me Delawie që kjo punë ka marr fund me njohjen e Kosovës me shpalljen e Pavarësisë sepse ata kufij janë ndërkombëtar dhe vetëm ata tani duhet të demarkohen”, ka thanë deputeti Kurteshi.

Image

Blerim Burjani

Foto galeri

Demarkacioni, problemi që izolon shqiptarët e Kosovës

Analisti Blerim Burjani ka pohuar se fati i qytetareve është lidhur për demarkacionin dhe nëse nuk ka zgjidhje teknike të këtij problemi ka izolim të Kosovës.

Sipas tij, po shihet qartë se BE-ja as nuk është e interesuar që të liberalizojë vizat.

“Tash lind pyetja se kush e ka më mirë? Bashkësia Ndërkombëtare që e dëshiron Kosovën në BE, apo kjo klasë politike e pa përgjegjshme që dëshiron  vetëm privilegjet, pensionet suplementar për deputet, punësim partiak nëpër borde dhe ndërmarrje publike. Pra të tillët nuk kanë lënë vend pa hy dhe pa shtrirë ndikimin e tyre. Atëherë çfarë po mbetët prej kësaj çështje, përveç izolimit, varfërisë dhe ikjes së të rinjve siç ndodh për çdo ditë në Kosovë. Dhe mendoj se tash këta njerëz politik që e futën Kosovën nën grackë kanë përgjegjësi edhe pse dihet  se kjo udhëheqje e dobët e ka sjellë shtetin këtu ku është”, ka thënë analisti politik Burjani.

Image

Imer Mushkolaj

Foto galeri

Qeveria e re të gjejë një zgjidhje sa më shpejtë

Analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se  Qeveria e re duhet të gjejë një opsion dhe sa më shpejt të ketë një zgjidhje për demarkacionin.

“Iu mbetet partnerëve të koalicionit që të gjejnë zgjidhje të besueshme, e cila do të bënte që kjo çështje të përmbyllej ashtu si duhet. Nuk ka kurrfarë arsye që çështja e demarkacionit të shkojë në arbitrazh dhe qeveria e re duhet të marrë obligim që urgjentisht të merret me këtë problem”, ka thënë analisti politik Mushkolaj.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...