Ballina / Auto / Auto Lajme / Shala: Pse vendosa të kandidohem për deputet krah liderit Ramush Haradinaj
Loading...

Shala: Pse vendosa të kandidohem për deputet krah liderit Ramush Haradinaj

Të dashur familjar, miq, të afërm, bashkëpunëtor, shokë, anëtarë dhe simpatizantë, me dëshirën më të madhe iu njoftoj se do të jemë pjesë e listës fituese të kandidatëve për deputetë të koalicionit ‘AAK-PSD- 100 % Shtet’.

Eshtë nder i madh për mua që të iu drejtohem juve bashkëqytetar të mijë si në Kosovë, ashtu edhe në Diasporë, por edhe në Luginë të Preshevës e Shqipëri, që unë Granit Shala, vendosa të bëjë një ndryshim të madh në rrugëtimin tim politik duke u bërë asgjë më shumë se sa një shërbyes i juaji.

Duke qenë për shumë vite në pista të tjera të sferave jetësore, qysh si i ri një ish-boksier profesionist në Gjermani, mandej një aktor, dhe tash së fundi një biznesmen dhe suksesshëm në shoqërinë gjermane, përkundër të gjithave nuk e ndjeva vetën asnjëherë të plotësuar 100 %.

Prandaj duke e parë gjëndjen jo të mirë tash e 20 vjet pas luftës në vendin tim, Kosovën e dashur, vendosa të kthehem dhe e gjeta brumin, me të cilin e ndjeva në shpirtë se duhet të brumosja ëndrrën time por edhe të bashkëqytetarëve të mijë.

VENDOSA TË KTHEHEM NË VENDLINDJEN TIME…duke u zotuar për punë dhe përkushtim të sinqertë ndaj njerëzve të mijë dhe atyre të cilët kanë më shumë nevojë, siç është diaspora, e cila ka nevojë për një zë mbështetës por edhë të fuqishëm në mbrojtje të idelave dhe botëkuptimëve të këtij aseti, i cili jo vetëm në luftë por edhe tash në paqe është fryma dhe mbështetja më e e fuqishme materiale por edhe shpirtërore për Kosovën.

MË NJË FJALË..kur nesër do të jemë kudo me ju në tubime, takime, rrugë, kafene, shkolla, e institucione të ndryshme, kur të fillon fushata zgjedhore unë do të mundohem që premtimet dhe zotimet e mia, t’i bëjë si program konkret të zbatimit që pas 6 tetorit, kur të zgjidhem në tempullin e demokracisë, siç është Kuvendi i Kosovës, të punoj dhe të zotohem për një jetë dhe mirëqenie sa më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tim.

Duke bësuar në vizionin dhe përkushtimin ndaj atdheut, unë Granit Shala, po nisë një rrugë në të cilën së bashku me ju dhe më mbështetjen e juaj, dua të besoj fuqishëm se bashkërisht do t’ia kthejmë shpresën, dinjitetin por edhe buzëqeshjen të gjithë qytetarëve, e në veçanti, të rinjëve, të moshuarve por edhe fëmijëve.

Ky zotim i imi normalisht se fokus të parë e ka Diasporën, por edhe fatin e Luginës së Preshevës, ku shqiptarët më shumë së kurrë kanë nevojë për një zë të fuqishëm dhe mbështetës jo vetëm qytetar por edhe institucional e shtetëror.

VIZIONI I KOALICIONIT ‘AAK-PSD 100 % SHTET’…nuk është vetëm simbolik por është sinjali i fundit se shtetit të Kosovës më shumë se kurrë i duhet guximi, shpresa dhe vendimet e mëdha për vendin.

E këtë shembull unik të kthimit të dinjitetit të shtetit, e kemi të kandidati ynë për kryeministër dhe njeriu i cili më mbështeti fuqishëm në këtë rrugëtim timin, kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj.

Një falendërim special padyshim e ka z. Haradinaj, për mirënjohjen, mbështetjen si dhe besimin e tij por edhe për të gjithë strukturës drejtuese të AAK-së ndaj meje, që duke bësuar në mua, më ofruan mundësinë që me krejt kapacitetin tim të punojë jo vetëm për fitore por që nesër të jem një shërbyes besnik ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

TË DASHUR DHE TË RESPEKTUAR QYTETARË… lutja ime për ju, është që vetëm duke e mbështetur njëri-tjerin mund të bëjmë ndryshimin, dhe duke e bërë ndryshimin me ‘100 % Shtet’, atëherë do të punojmë që së bashku ta bëjmë Kosovën dhe vendin tonë të dashur më të mirë, me të sigurtë dhe më të begatë për të gjithë.

Prandaj, mbështetja juaj në këtë rrugë, është edhe mbështetje dhe fitorja ime, duke zbatuar programin e koalicionit fitues ‘AAK-PSD për 100% Shtet, me 100% Guxim, Dije dhe Përkushtim!

Garën natyrisht do ta shohë si një sfidë të re për mua, duke ndjekur gjithnjë shembullin, se të punosh për vendin tuaj, është respekti dhe sakrifica më e madhë që i bën vetëvetës.

E duke mos munguar mbështetja juaj, por mobilizimi i fuqishëm, padyshim që do të jemi pjesë e listës së fitores, ku pas datës 6 tetor, të gjithë së bashku do ta shëndërrojmë triumfin në një piedestal për vendin.
Koalicioni AAK-PSD, është garanca e fitores dhe kurorëzimi 100% i Kosovës për të gjithë.
Mirënjohje për të gjithë,
Nga Granit Shala

100%
KOSOVË
GUXIM&DIJE
PËRKUSHTIM

Loading...

Shikoni gjithashtu

“Profesoresha Shukrije Bytyqi, ish deputete në legjislaturen e pestë, ja mësyen sërish garës”

Shukrije Bytyqi u lind më 14 prill të vitit 1977 në fshatin Shkozë, komuna e …

Loading...