Ballina / Lajme / Bota / Shefi i CIA-s: Nuk është çudi nëse Koreja e Veriut teston përsëri raketa
Loading...

Shefi i CIA-s: Nuk është çudi nëse Koreja e Veriut teston përsëri raketa

 

Zyrtari i lartë i zbulimit amerikan tha të dielën se nuk do të befasohej nëse Koreja e Veriut do të testonte një raketë tjetër, duke pasur parasysh se vendi kishte realizuar dy testime në korrik, mes tensioneve në rritje mes dy kombeve.

“Unë jam mjaft i bindur se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të vazhdojë të përpiqet të zhvillojë programin e tij të raketave, kështu që nuk do të më habiste fakti nëse do të kishte një tjetër test raketor”, tha drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve, Mike Pompeo.

Koreja e Veriut tha të enjten se planet do të përfundojnë deri nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa interkontinentale në afërsi të ishullit të Guamut të Paqësorit në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh diçka në territorin amerikan të Guamit. /KP/Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...