Ballina / Lajme / Kosovë / Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Shenohet 8 Marsi dita Ndërkombëtare e gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si “Dita e Nënës”, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.

Veprimtaria më e hershme u mbajt në Nju Jork më28 shkurt  1909, kur u organizua nga Partia Socialiste e Amerikës.

Një vit më vonë në Konferencën Ndërkombëtare të Gruas në Kopenhagë, përfaqësuesit socialistë sugjeruan të ketë një Ditë Ndërkombëtare të Gruas, ku të gjithë votuan unanimisht.

U ra dakord që do të shënohet çdo vit për të promovuar të drejta të barabarta për gratë dhe të drejtën e votës së grave.

Arsyeja e gjithë kësaj ishte se shumë vite më parë grat edhe pse punonin me orare të zgjatura në punë ato paguheshin 14%  më pak sesa meshkujt e në shumë raste diskriminoheshin ose abuzoheshin seksualisht nga shefat e punës. Madje po në këtë vit është mbajtur edhe një protestë për të drejtat e grave.

Në vitin 1913, 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

E që kjo ditë 8 Marsi, të jet ditë e veçantë e gruas  e që vazhdon të festohet çdo vit që nga ajo kohë.

/MegaPress.AL/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Policia arrestojnë dy persona dhe konfiskojnë një revole dhe fishek

Sipas raportit të 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës,  ka arritur të arrestojë …