Ballina / Lajme / Shilegov: Shkarkimi i Zvërlevskit kushtoi 240 mijë euro
Loading...

Shilegov: Shkarkimi i Zvërlevskit kushtoi 240 mijë euro

Në konferencën e sotme për shtyp, Petre Shilegov, nga LSDM tha se shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvëlekvski nënkupton fillimin e reformave në gjyqësi, reforma të cilat do të sjellin drejtësi për të gjithë dhe nga shumica parlamentare konsiderohen si hap i parë drejt krijimit të sistemit të ri të drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 ‘Në zgjedhjet e fundit, Maqedonia votoi për ndryshime, drejtësi dhe barazi. Ata ndryshim po ndodhin, edhe pse udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së po mundohet t’i pengojë që të mos përgjigjen për kriminelin e kryer gjatë qeverisjes së tyre. Në Maqedoni fillon procesi i kthimit të drejtësisë dhe përgjegjësisë për çdo vepër të bërë’, tha Shilegov.

Sa i përhet çështjes së zgjedhjes së Prokurorit të ri, Shilegov shprehu skepticizmin e tij se prokurori mund të zgjidhet para zgjedhjeve lokale. Në ndërkohë Këshilli i prokurorëve publik duhet të caktojë zëvendës deri në zgjedhjen e prokurorit të ri, por Shilegov nuk dha informatë shtesë se duksh mund të jetë ai person.

Shkarkimi i Zvërlevskit e ka kushtuar shtetin rreth 240 mijë euro, pa shpenzimet e udhëtimit për deputetët, që nënkupton 20 mijë euro për secilin vazhdim të kësaj seance./Telegrafi/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...