Ballina / Lajme / Bota / Shpëtohen 305 refugjatë në Qipro
Loading...

Shpëtohen 305 refugjatë në Qipro

Dy anije të mbipopulluara me 305 refugjatë sirianë kanë mbërritur në Qipro gjatë natës, ka thënë sot policia. Ky ishte njëri prej grupeve më të mëdha të emigrantëve që kanë mbërritur në ishull që prej shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011.

Anijet u gjurmuan teksa lundronin në veriperëndim të ishullit dhe besohet se ato ishin nisur prej qytetit bregdetar turk, Mersin, transmeton Express.

“Për sigurinë e tyre, anijet u tërhoqën në port”, ka thënë një zëdhënës i policisë. Njëra prej anijeve kishte filluar të mbushej me ujë, ka shtuar ai.

Qipro është shteti anëtar i Bashkimit Evropian që ndodhet më së afërmi Sirisë, por prapëseprapë shumë sirianë që kanë ikur nga konflikti e kanë shmangur me të madhe ishullin për shkak se nuk ka qasje të drejtpërdrejt me pjesën tjetër të kontinentit. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shpetohen-305-refugjate-ne-qipro-432262/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...