Ballina / Fun / Shpëtohet e moshuara që ishte mbështjellë nga gjarpri i gjatë tetë metra (Foto)
Loading...

Shpëtohet e moshuara që ishte mbështjellë nga gjarpri i gjatë tetë metra (Foto)

Chin Darachan nga Rayong i Tajlandës, po shkonte gjatë natës në tualetin që ndodhet përjashta tempullit, kur u sulmua nga një piton gjigant.

Reptili i gjatë tetë metra, ia ka mbështjellë murgeshës këmbët dhe pastaj tërë trupin, duke i pamundësuar lëvizjen, transmeton Telegrafi./MegaPress

Murgesha që u sulmua nga gjarpri

“Bërtita me sa forcë kisha dhe atëherë erdhën pranë meje disa murgj. Shtrëngimi ishte i madh, derisa ata po e prisnin gjarprin me dara”, ka thënë Darachan.

M

Gruas së shtyrë në moshë, që nuk është më e gjatë se një metër e gjysmë, i janë bërë 20 qepje në trup shkaku i kafshimeve që pësoi, por tash ka gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/MegaPress

Shikoni gjithashtu

Aktori nga Hollywood- i Morgan Freeman thërret ezanin

Morgan Freeman, ylli i shumë filmave nga të gjitha zhandret, gjatë një vizite në një xhami …

Loading...