Ballina / Lajme / Shqipëria po përballet me eksode masive të doktorëve
Loading...

Shqipëria po përballet me eksode masive të doktorëve

Ish presidenti i Shqipërisë , z.Sali Berisha largimin e doktorëve nga Shqipëria, në vendet e BE , e ka quajtur një eksod masiv. Ai akuzon qeverinë Rama për këtë pasi që për tri vite ju kan ngri pagat stafit mjekësor. Ndërsa është i shqetësuar se në vendet rurale të Shqipërisë kan nevojë për staf mjekësor pasi banorët e fshatrave nuk kan mundësi që të  vijnë në qytet, ka postuar ai në Facebook.

 

Postim i plotë

Rrokullisje e sistemit tone shendetesor nga qeveria e Norieges!

Eksod masiv i mjekeve, ne 18 muaj kane ikur 270 mjeke nga Shqiperia!

Te dashur miq, sipas mediave, urdheri i mjekut njofton se sistemi yne shendetesor eshte ne nje rrokullisje te madhe. Ai po perballet me eksode masive, si kurre ndonjehere me pare, te mjekeve nga vendi.

Keshtu, ne 18 muaj, nga Shqiperia jane larguar 270 mjeke, nga te cilet 145 jane larguar gjate vitit te kaluar dhe 125 te tjere kane ikur ne 7 muajt e pare te ketij viti. Nderkohe ne nje seri rrethesh ne periferi te vendit mungojne specialistet per femijet, grate dhe fusha te tjera kryesore. Shkaku i kesaj braktisje te madhe te vendit nga mjeket, jane rrogat e tyre qe u ngrine per tre vite me rradhe, instalimi i sistemit te megakorrupsionit nga Rama-Beqja dhe kercenimet e perseritura te jetes se tyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe qeverine, qe me politikat dhe qendrimet e saj ka shkaktuar kete rrokullisje, theksoj gjithashtu se keto te dhena jane nje kembane e vertet alarmi per shendetin dhe jeten e qytetareve te te gjitha moshave te Shqiperise.

 

/MegaPress/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...