Ballina / Uncategorized / Shtabi komunal në krye me Bekim Maksutin takon banorët e lagjes Çarshi e epërme
Loading...

Shtabi komunal në krye me Bekim Maksutin takon banorët e lagjes Çarshi e epërme

Shtabi komunal në krye me zv.ministrin e mbrojtjes Bekim Maksuti sonte ka qëndruar në takim me banorët e lagjes Çarshi e epërme ndërkohë që takimi mbahet në hapësirat e shkollës fillore Istikball në prani të një numri të madh të banorëve të lagjes e më gjerë. Maksuti para banorëve të pranishëm është shprehur shumë i qartë mbi idenë të cilën tashmë e ka shpalosur lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe konceptin që duhet të pranohet edhe nga shqiptarët të cilët ia duan të mirën këtij vendi pasiqë ky proces shpien shqiptarët në një rrugë euroatlantike të cilën e ka nisur vendi dhe nuk duhet asesi të ndalojë.

“Me respektin më të madh përkulem para juve dhe gjithë të pranishmëve këtu përfshirë dhe këshilltarët komunal dhe punën të cilën e kanë bërë, kjo tregon se edhe kësaj rradhe edhe pse kemi telashe edhe pse nuk besoj që në këtë grup nuk e kemi të qartë se pse duhet të veprojmë në këtë formë që jemi përcaktuar, edhe unë për veten time e kam pas edhe sfiduese se më duhet vërtetë të tejkalojmë vetë dhe tejkalimi nuk dmth se këtë cështje të kalojmë përmes baltosjes dhe sharjes, karakteri im nderi im nuk më lejon të them asnjë fjalë të keqe, mund të them sugjerime ku e kemi drejtë e shtremtë por nuk e ka gjetur momentin e përshtatshëm për kandidim”, është shprehur kështu Maksuti i cili edhe në takimet tjera me banorët tash që nga fillimi i fushatës ka promovuar një frymë proeuropiane para tetovarëve.

Shikoni gjithashtu

Premierë: “Jam djal i ri” nga Berat Alili (Foto-Vido)

Një këngë plot ritem sapo është publikuar ne youtube. Berat Alili pas disa projekteve shumë …

Loading...