Ballina / Lajme / Kosovë / “Shteti i Pejës” dhe ndarja e Kosovës, sipas Çanak
Loading...

“Shteti i Pejës” dhe ndarja e Kosovës, sipas Çanak

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak ka vlerësuar se propozimi i ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për caktimin e kufijve ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë, është i vonë për të paktën dhjetë vjet dhe ka shtuar se partia që ai e udhëheq kishte propozuar zgjidhje të ngjashme për çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

Siç njofton “kurir” i Beogradit, Çanak ka përkujtuar se partia që ai e udhëheq e ka prezantuar këtë propozim gjatë debatit për “Propozimrezolutën për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës”.

Deputetë e kësaj partie atëherë kishin propozuar që Qeveria e Serbisë të përgatiste dhe të nënshkruante “marrëveshjen” me Kishën Ortodokse serbe (KOS) për njohjen e “Shtetit të Pejës” të cilën do ta miratonte Kuvendi.

LSV atëbotë kishte propozuar që “Shteti i Pejës” sovran, të ketë sovranitet mbi të gjitha kishat dhe manastiret e KOS-it dhe ndaj pasurisë së tyre.

Formimi i këtij shteti, gjoja, do të bazohej në mënyrën se si ishte formuar shteti i Vatikanit.

Në korrikun e vitit 2007, ky propozim ishte hedhur poshtë në Kuvendin e Serbisë me 205 vota kundër e Çanak me një deklaratë të shkruar thotë se amendamentin s’e kishte përkrahur Daçiq. /KOHAnet/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...