Ballina / Show Bizz / ” Shumë zhurmë për asgjë” vepra e Shekspirit mbrëmë u dha premierë në Shtime
Loading...

” Shumë zhurmë për asgjë” vepra e Shekspirit mbrëmë u dha premierë në Shtime

Mbrëmë u dha premiera e shfaqjes “Shumë zhurmë për asgjë” një komedi e cila  magjepsi skenën dhe publikun  me koncept regjisorjal nga  Fata Hyseni,  nga studentja e Fakultetit të Arteve të Bukura në Prishtinë.

Si rrallë më parë shfaqja arriti të tërheqë vëmendjen e publikut nga teatri. Një vepër që shkund kornizat dhe muret e brendshme duke të ofruar një përmasë tjetër të teatrit, që jemi mësuar të shohim deri më tani vije për herë të parë në Qendren e Kultures në Shtime .

Komedia “Shumë zhurmë për asgjë”, është komedi e zakoneve me subjekt satirik dhe problemor.

Është një komedi në të cilen personazhet luajn një lojë në mes vete, ndërsa femra është viktimë e botes mashkullore, por konfliktet dhe dashuritë janë të pashmangëshme. “Shumë Zhurmë për asgjë”  është e mbushur me veprim dhe me të papritura.

Skena e teatrit  dukej sikur të dërgonte në një udhëtimi marramendës, përmes lojës mahnitëse që ngërthente në vete kjo shfaqje, nën interpretimin e aktorëve të cilët luajten në mënyrë profesionale.

Kasa e aktorëve përbëhej nga: Butrint Lumi, Shqipe Gashi, Alban Goranci, Ekrem Ismajli, Valdrin Osmani, Albert Deliu, Arbnorë Nuha, Donika Zeqiri, Brahim Bashaj, Jusuf Tofaj, Skender Podvorica.

Me skenografi nga Dhurim Ismaili dhe kostumografi Valdete Mustafa. Ndërsa  për ndriçim është kujdesur Mursel Bekteshi.

Regjisorja falenderon të gjithë publikun për prezencen e tyre dhe profesoreshen e nderuar zonjen. Elmaze Nura, pa ndihmen e së ciles nuk do të mund të arrinte këtë sukses.

Ndërsa për realizimin e kësaj shfaqje ndihmuan edhe Xheraldina Krasniqi, Skender Podvorica, Jusuf Tofaj.
/MegaPress.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Anna, e preferuara e fotografëve në St. Gallen të Zvicrës

Vajza e cila gjithnjë din të sjellë risi në skenë, si modele, fotomodele e këngëtare, …

Loading...