Ballina / Lajme / Kosovë / Shumica shqiptare në Kuvend, shuan ëndrrën e Serbisë për ndarje
Loading...

Shumica shqiptare në Kuvend, shuan ëndrrën e Serbisë për ndarje

Qeverisja e kushtëzuar nga Lista serbe po konsiderohet mjaft e dëmshme për vendin. Një qeverisje të tillë po e pretendon koalicioni PDK-AAK- Nisma, të cilët edhe po zhvillojnë biseda në këtë drejtim. Ditëve të fundit, deklaratat e përfaqësueseve serbë kanë qenë shqetësuese dhe të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Ata po dëshirojnë ndarjen e Kosovës.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka sugjeruar që për të shmangur një konflikt në të ardhmen për Kosovën, çfarë i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë duhet të ndahet , megjithëse ai nuk e shpjegoi se çfarë do të nënkuptonte kjo në praktikë. Inkuadrimi i Listës serbe në qeveri bashkë me kushtet që ky subjekt po i parashtron, do të nënkuptonte zbatim i sugjerimeve të Daçiqit.

Duke marr për bazë raportimet se koalicioni PAN ka zhvilluar takime me përfaqësues të serbëve me të kaluar kriminale në Kosovë, Kryeministri dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka dalë me një reagim ku thotë se Qeveria e Kosovës, nuk bëhet Qeveria e Kosovës me Radoiçiqat e Veselinoviqat, as me kumari me ta dhe me krimin.

/Bota sot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...