Ballina / Lajme / Kosovë / Si do të formohet Ushtria e Kosovës?
Loading...

Si do të formohet Ushtria e Kosovës?

Në kohen kur Kosova ka formuar institucionet e saj legjitime por me Listën Serbe në qeveri dhe kushtet që ata vazhdimisht po shprehin, vije në pyetje se a do të mund të bëhet Kosova me ushtri tash kur mund të kemi qeveri më një shumicë të dobët dhe assesi nuk janë numrat që të kalojnë çështjen e rëndësishme të Kosovës siç mund të jetë formimi i Ushtrisë se Kosovës apo transformimi i FSK-së në Ushtri.

Në lidhje me këtë as ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen për përbërjen që është formua Qeveria e Kosovës.

 Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për “Bota sot” se pala e Kosovës në negociatat me Serbinë, deri tani ka shënuar jo pak autogola. Shumë zotime të tyre lidhur me çështje të rëndësishme shtet formuese, nuk u realizuan dhe me kohë u tregua se ishin vetëm për konsum të brendshëm.

Ndërsa, sa i përket palës serbe, pothuajse çdo kërkesë dhe premtim i tyre që prek direkt aspektin e shtet formimit është realizuar dhe ka mbetur si pengesë edhe sot e kësaj dite.

“Bazuar në këto fakte, edhe zotimi i Listës Serbe dhe i Vuçiqit, do të mbetet pengesë për krijimin e ushtrisë, deri sa do të jetë ky konstelacion i forcave në Kuvend apo Qeverinë e pakicës, e cila po pretendohet të krijohet këtë të shtunë. Edhe sa i përket ndërrimeve Kushtetuese, vlen e njëjta. Duhet të ekzistojë vullnet politik për të bërë ato ndryshime, që do t’i hapnin rrugë jetësimit të synimeve për një shtet ku qytetarët vetëvendosin për fatin e vet”, ka thënë ajo.

Sipas deputetes Mulhaxha-Kollçaku, padyshim se një Qeveri e pakicës e cila nuk e ka përkrahjen e shumicës së qytetarëve dhe që është direkt e varur nga Qeveria e Beogradit nuk do ta sjelle asnjë te mirë për Kosovën. Por bazuar në të gjitha këto fakte një gjë është e sigurt, nuk do ta ketë gjatë.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...