Ballina / Lajme / Bota / Si fiton para Facebooku?
Loading...

Si fiton para Facebooku?

Në vitin 2016, Facebook raportoi se mbi 1 miliardë njerëz futeshin përditë në faqen e tij: është një e shtata e popullsisë së botës. Faqja është falas, por të gjithë këta njerëz që shohin llogaritë e tyre janë një audiencë për reklamat, dhe pikërisht këtu i nxjerr Facebook paratë. Na tregon produkte, ku ne klikojmë dhe më pas i blejmë.

Mesatarisht, çdo përdorues i sjell Facebookut afro 3.5 dollarë çdo tre muaj; në Evropë është 4.5 dhe në SHBA e Kanada, kjo shifër është afro 13. Ne i japim Facebookut shumë të dhëna personale, që më pas përdoren për të parashikuar se çfarë mund të duam të blejmë. Kompanitë janë të gatshme për të paguar për këtë informacion me vlerë të madhe për to.

Edhe faqe të tjera sociale bëjnë para në këtë mënyrë. Instagram dhe Snapchat përdorin formatet e tyre me fotografi për të paraqitur marka, ndërsa Tuiter ofron postime promocioni, duke i lejuar kompanitë të paguajnë me qëllim që materialet e tyre të lexohen. /Bota.al/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Zv.ministrja e financave Elezi nesër hap konferencën me temë ‘Përmirësimi i sistemit për kontrollë të brendëshëm’

Shkup, 12 qershor – Nesër e enjte (13 qershor 2019), me fillim në ora 10:00 zëvendës …

Loading...