Ballina / Lajme / Kosovë / Si mund t’i humbin deputetët pagat dhe benificionet, tregojnë ekspertët
Loading...

Si mund t’i humbin deputetët pagat dhe benificionet, tregojnë ekspertët

Më 3 gusht kanë bërë betimin se do ta kryejnë detyrën e tyre si deputetë, duke përfaqësuar me dinjitet popullin, duke punuar për interes të Kosovës  si dhe duke u angazhuar për mbrojtjen dhe respektimin e kushtetutës së Kosovës. Por,  të njëjtit  për të  pestën herë radhaz kanë dështuar të bëjnë konstituimin e kuvendit.

Gjersa, deputetë dështojnë të bëjnë konstituimin e kuvendit dhe të njëjtën kohë paguhen dhe marrin benificionet tjera nga buxheti i Kosovës, populli kërkon që një gjë e tillë të mos vazhdojë.

Organizata jo- qeveritare “PolitiFakte” e mbështetur nga shumë pjesëmarrës tjerë të shoqërisë civile, kanë iniciuar një peticion online, përmes së cilit kërkojnë që deputetëve t’u hiqen pagat dhe benificionet e tjera për aq kohë sa institucionet e vendit nuk formohen.

Përmes këtij peticioni, po ashtu, kërkohet nga administrata e kuvendit dhe Ministria e Financave që të mos bëjë pagesën e deputetëve të kuvendit të Kosovës deri sa të mos jenë themeluar institucionet relevante.

Peticioni për ndalimin e pagave të deputetëve ishte përkrahur nga disa deputetë, ndërsa njohësit e çështjeve ekonomike dhe juridike, janë shprehur se fillimisht kjo çështje do të duhej të rregullohej me rregullore dhe deputetët të fillojnë të paguhen pas konstituimit të kuvendit.

Ata pohojnë se në aspektin moral deputetët nuk duhet t’i marrin rrogat për arsye se nuk kanë kryer as detyra fillestare.

Eksperti i ekonomisë si dhe ish- deputeti, Muhamet Mustafa, duke folur rreth peticionit për ndalimin e pagave të deputetëve, është shprehur se logjikisht nuk do të duhej të paguhej një punë e pa përfunduar.

Mustafa, ka pohuar se ndoshta rregullorja do të duhej të ndryshohet në mënyrë që deputetët të fillojnë të paguhen pas konstituimit të kuvendit.

Image

Muhamet Mustafa

Sipas Mustafës, nuk duhet t’i ndalohet paga vetëm deputetëve që bojkotojnë seancat, por të gjithëve, sepse ata mbajnë përgjegjësi për mos konstituimin e kuvendit.

“Kjo është një çështje që  do të duhej të rregullohej me rregullore. Logjikisht nuk do të duhej të paguhej një  punë e pa kryer, por nga ana tjetër ata zyrtarisht janë  në  një  seancë, në punë që nuk jep fryte. Sipas rregullores deputetët marrin obligimin e funksionet kur japin betimin. Megjithatë, ndoshta kjo do të duhej të ndryshohej  në pas konstituimit të Kuvendit. Nuk besoj se këtu deputetet mund të ndahen sipas partive, të cilat mbajnë përgjegjësi për mos konstituimit të Kuvendit” ka theksuar Mustafa për “Bota sot”.

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike Lirim Zorra, çështjen e peticionit për ndalimin e pagave të deputetëve e sheh në dy forma.

Edhe Zorra, ka dhënë propozim që në të ardhmen të mund të ndryshohet ligji për pagat e deputetëve.

Image

Lirim Zorra

“Kjo  çështje  mund të shihet  në dy  forma  morale  dhe ligjore. Në aspektin moral  sigurisht që deputetët nuk janë duke kryer ndonjë pune të caktuar në parlament, andaj  edhe rrogat i kanë marrë  moralisht  pa ndonjë  angazhim apo  zgjidhje të ndonjë problemi. Mirëpo,  në aspektin  ligjor prej momentit  të  certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ ata janë zyrtarisht deputetë  dhe fillon rroga duket ju ecë, i vetmi aspekt ku  mund të ndalet  rroga një deputeti dhe të zëvendësohet  është mungesa 6 mujore në paralament  të cilën deri më sot  nuk është plotësuar  duke qenë se çertifikimi ka ndodhur vetëm që 2 muaj i zgjedhjeve. Andaj,  moralisht deputetët nuk duhet t’i marrin rrogat  për arsye se nuk kanë kryer as një detyrë  fillestare siç është zgjedhja e kryeparlamentarit,  mirëpo  ligji është ligj. Në të ardhmen  mund të ndryshohet ligji  mbi pagat e deputetëve që  t’iu fillojë  prej momentit kur zgjidhet kryeparlamentari dhe qeveria, por gjasat janë të vogla  që  këtë  gjë do ta bëjnë deputetët e Kosovës” ka thënë Zorra për “Bota sot”.

Paga bazë e një deputeti nga Kosova është 1500 euro, ndërsa sipas organizatës jo- qeveritare “PolitiFakte” pasi që deputetët dështojnë të kryejnë obligimet e tyre, atëherë më e pakta që pritet nga ata është që të mos paguhen për punën që dështojnë ta kryejnë dhe kështu të vendosni standard të integritetit dhe moralit politik.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...