Ballina / Lajme / Kosovë / Si po fshihen agjentët serbo-rus në Mitrovicë e në Nish?
Loading...

Si po fshihen agjentët serbo-rus në Mitrovicë e në Nish?

Ditë më parë dy gazetarë rusë të ‘Noboctnoi Front’, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, janë arrestuar në Hoçë të Madhe afër Rahovecit, ndërsa kanë qenë të shoqëruar edhe nga ish kryetari i komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai  ka thënë se ditën e martë rreth orës 18:30, në Rahovec, nga Policia e Kosovës janë ndaluar për verifikim dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë ai.

Agjentë të dyshimtë

Sipas burimeve, gazetarët rusë kanë hyrë ditë më parë ilegalisht në territorin e Kosovës tek vendi i quajtur Izvore në veri të Kosovës, ku pjesën më të madhe të rrugës janë udhëhequr nga një person i nacionaliteti serb, identiteti i të cilit nuk dihet.

Sipas informatave, gazetarët rusë kanë injoruar shtetin e Kosovës duke mos u pajisur me vizë.

Image

Hajrullah Ternava

Foto galeri

Hajrullah Ternava ekspert i lartë i sigurisë ka thënë për “Bota sot” se arrestimi i dy shtetas të huajve pro-rusë është bërë për shkak të propagandës kundër shqiptarëve dhe sigurisht mund të jenë agjent rus.

“Shtetet jo mike ose pse mos të themi armiqësisht të orientuara ndaj Kosovës, në çdo moment në raste të situatave kriza në ato shtete, ndaj të cilave ushtrojnë aktivitete armiqësore, dhe dëshirojnë të jenë gjatë të pranishme më veprimet e tyre dhe të ndikojnë në politikat e tyre, për të cilat dëshirojnë ti realizojnë në të ardhmen në favore të tyre. Tani lirisht mund të themi se një situatë e tillë është ne favore të tyre, sepse shteti i Kosovës tani një kohë të gjatë është pa Qeveri e pa Parlament dhe si po shihet edhe gjatë do të zgjatë kjo situatë” ka thënë Ternava.

Shqetësojnë hyrjet e shpeshta ilegale

Sipas tij tani më është e çartë se shërbimet sekrete tani janë shume provokative në këto trevat Ballkanike më pretekste të çarta të atyre pjesëve të ish Jugosllavisë dhe gjetiu.

“Tani po del e çartë si në rastin e para do ditëve kur u burgos një grup i përzier serbo-rusë që kishin kaluar kufirin Serbi – Kosove ilegalisht, e që u dënuan me dënime minimale në të holla, paska qenë si provë ndaj reagimit të institucioneve të Kosovës, dhe një dënim i tillë ndoshta i paska provokuar lehtë edhe tjerë më e kaluar kufirin ilegalisht, sepse më në fund nuk do të thotë se çdo kalim ilegal për në Kosovë, policia e Kosovës patjetër do ta zbuloj.

“Bëhet pyetja se a është vërtetuar se ky grup që qenka burgosur se për saten herë ka hy në Kosovë në mënyrë ilegale, dhe sa grupe të tjera paskan hy në Kosovë në të njëjtën mënyrë, në mënyrë legale apo ilegale. Prandaj në të ardhmen çdo kush që në mënyrë  ilegale e kalon kufirin e Kosovës, në mënyrë ligjore ato dënime duhen të jene të ashpra dhe të pamëshirshme deri në ndalimin me vite që mos të hy me në Kosovë, si dhe më dënime të larta në të holla. Athua sikur ta kalonin ilegalisht qytetaret e Kosovës kufirin Rus çfarë dënime do ju shqiptonin atyre” ka thënë Hajrullah Ternava ekspert i lartë i sigurisë.

Celulat në Nish e Mitrovicën veriore

Image

Naim Miftari

Foto galeri

Ndryshe, Naim Miftari ish anëtar i Shërbimit Informativ te Kosovës ka shpjeguar se Kosova rrezikohet seriozisht nga shërbimet serbo-ruse dhe qendra e këtyre shërbimeve është në NISH prej ku edhe dirigjohen dhe urdhërohen.

“Celulat e shërbimit sekret Rus dega e jashtme e FSB-së , po ashtu një mini qendër e shërbimeve serbo-ruse është në veriun e Mitrovicës dhe zakonisht këto aktivitete mbulohen kinse si OJQ ose organizata humanitare. Këto ekipe pos në enklavat serbe, ndihmë marrin nga MUP-i serb dhe kanë kompetenca ti përdorin logjistiken e gjitha kishat serbo sllave në Kosovë” ka thënë Miftari.

Identifikimi i fshehtë i rasteve

Image

Armend Halimi

Foto galeri

Kurse sipas Armend Halimi njohës i çështjeve të sigurisë Kosova nuk është më shumë e rrezikuar se që ka qenë përherë nga shërbimet e huaja sidomos ato serbe dhe ruse, mirëpo tani ato janë bërë mediatike për arsye të shpërfaqjes se tyre, përderisa deri më tani nuk ka pas vullnet apo mundësi të organeve të zbulimit në kapjen e tyre.

“Megjithatë, jo çdo shtetas serb dhe rus që kapen mund të cilësohen si agjent të shërbimeve sekrete, edhe pse mund të dyshohet në ta. Unë konsideroj se për të arritur më mirë në identifikimin e veprimtarisë se tyre, duhen përcjell më masa të fshehta, e jo që të arrestohen menjëherë. Ndryshe, vet fakti i arrestimeve tregon se Kosova qëndron mirë në identifikimin më kohë të shtetaseve të huaj që operojnë në Kosovë” ka thënë Halimi.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...