Ballina / Femra / Bukuri dhe Kujdes / Si ti mirmbani floket kaqurrele
Loading...

Si ti mirmbani floket kaqurrele

Kaçurrelet e flokëve me të vërtetë mund të jenë vështirë për t’u mirëmbajtur, por më poshtë keni disa këshilla se si t’i mirëmbani ato.

Pasi dilni nga dushi dhe doni t’i krihni gjithmonë në fillim krihni me krehër me dhëmbë të gjerë, pasi që ai parandalon humbjen e formës natyrale të kaçurreleve dhe parandalon majat e ndara.

Kur krihni flokët filloni nga majat e flokëve, duke vazhduar lart tek rrënja e flokëve. Kështu e keni shumë më të lehtë të ndani flokët e lidhura mes vete.

Para se të hyni në tush aplikoni në flokët tuaja zbutës flokësh dhe mbulojini ato me kapele dushi, derisa sa jeni duke pastruar trupin dhe pastaj vazhdoni pastrimin normal të flokëve.

Mos e largoni të gjithë zbutësin nga flokët kur i shpërlani ato. Nëse keni flokë kaçurrele natyrale, ato kanë nevoje për sa më shumë lagështi prandaj është më mirë të mos i shpërlani komplet nga zbutësi për flokë.

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Maskë me qumësht dhe mjaltë

Në një enë vendoseni një gotë të madhe qumësht ose edhe më shumë e gjitha …

Loading...