Ballina / Show Bizz / Sidorela Band Lanson Projektin E Ri Muzikor (Foto-Video)
Loading...

Sidorela Band Lanson Projektin E Ri Muzikor (Foto-Video)





Ka vetem pak ditë që është lansuar mirëpo po pëlqehet shumë nga publiku. “Mbrapsht” mban titullin super projekti i ri nga Sidorela Band. Kjo këngë është punuar me dedikim të veqantë për dashurinë pa fundin e lumtur . Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Arbnor Gashi ndërsa për mix & master Shpeta Sound. Video-klipin e ka realizuar produksioni Threecreative. Kënga është shumë e veqant dhe përcjell emocion në çdo tingull, ndërsa këngëtarja e grupit Sidorela ka një zë unik, të jashtëzakonshëm, me një shikim “vrastar” dhe butësi në interpretim. Kënga e re pas premierës në youtube është vërshuar nga klikimet dhe komentet me nota shumë pozitive. Përndryshe Sidorela Band profesionalizmin kanë çelsin e tyre të suksesit, ata e zotrojnë muziken live dhe si të tillë përformojnë 100% live në të gjitha mbremjet muzikore. Në përbërje të bendit janë Sidorela si vokaliste, Durimi në gitarë, Adisoni në bateri, Besniku në tastierë dhe Arbnori në bass gitarë. Ky është projekti i dytë i këtij grupi dhe vije pas kengës “Hajde me mu” të publikuar në muajin dhjetor.




Loading...

Shikoni gjithashtu

Premierë – “Ring Ring “ Projekti i ri muzikor nga G-Ent (Foto-Video)

Industria muzikore shqiptare aktualishtë është shumë produktive, fal artistave të talentuar dhe përqafimit me rryma …

Loading...