Ballina / Lajme / Kosovë / SKANDALOZE Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shkelë Ligjin për Kinematografi me konkursin për drejtorin e QKK-së.
Loading...

SKANDALOZE Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shkelë Ligjin për Kinematografi me konkursin për drejtorin e QKK-së.

Në një publikim zyrtarë të datës 29.12.2017 të Ministrisë së Kulturës është shpallur konkurs për zgjedhjen e Drejtorit të QKK-së por quhet ,,Konkurs i Brendhsëm” për zgjedhjen e Drejtorin të QKK-së. Me këtë publikim Ministria e Kulturës ka anashkaluar Ligjin për Kinematografi i cili përcakton saktë se zgjedhja e Drejtorit të Qendrës Kinematografike bëhet përmes konkursit publik.

Ligji për Kinematografi

Neni 32 

32.1.Për emërimin e drejtorit të QKK, Ministria e Kulturës shpall konkurs publik.

Drejtorin e QKK e emëron Ministri për Kulturë nga lista me jo më pak se dy kandidatë që propozohen nga komisioni për zbatimin e konkursit. Për drejtor të QKK emërohet personi që ka arsimim universitar, që ka aftësi organizative e menaxhuese, ose kineast a krijues me reputacion.

Për të zgjedhur drejtorin e preferuar të disa udhëheqësave të MKRS-së të cilët hargjojnë me mijëra euro nëpër festivale për qefet e tyre, MKRS shpall konkurs të brendhsmë për ta zgjedhur drejtorin e QKK-së duke u bazuar në një nen të një rregulloreje  për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civil dhe anashkaluar ligjin adekuat, atë të Kinematografisë. Duket se Ministria e Kulturës më të rëndësishme konsiderojnë rregulloret dhe derivatet e ligjeve sesa vet Ligjin adekuat për Kinematografi.

Kjo duket se është bërë pikërisht për ta zgjedhur drejtorin e tanishëm i cili është shumë i përfolur për keqpërdorime dhe shkelje të shumë ligjeve, madje ka dyshime të bazuara deri te fallsifikimi i aktit nënligjor ,,Rregulloreve për QKK-në”. Për këtë Unioni i Artistëve dhe shoqata e filmbërësve ARTE7 kanë dërguar edhe dëshmi në prokurorinë e shtetit. Derisa rastet kanë hasur në vesh të shurdhër deri tani MKRS ka bërë edhe gabimin e radhës duke tentuar të rizgjedhin drejtorin e tanishëm.

Anëtarët e UAFK-së dhe ARTE 7 kishin realizuar edhe takime me ish ministrin e Kulturës z.Kujtim Shala me tu njoftuar me rastin u kishte premtuar se kjo qështje do të zgjidhet dhe se dikush do të japë përgjegjesi për këtë. Me këtë rast Ministri i Kulturës kishte urdhëruar krijimin e një komisioni të brenshëm për ta hulumtuar rastin dhe do tu kthehej përgjigja zyrtare shoqatave, por komisioni u vonua me muaj të tërë për tu formuar dhe askush nuk di se si rrodhi puna. Si përfundim duket se të gjitha shkeljet janë arsyetuar në mënyrë arbitrare duke mos e lëshuar shkelësit e ligjit njëri tjetrin.

Duket se anëtarët e MKRS-së nuk e kanë për problem aspak shkeljen e ligjeve dhe njërin nga dy kushtet themelore të BE-së për liberalizimin e vizave i cili është korruspioni.

Mbetet të shihet nëse Ministria e Kulturës do të tërheqë ,,Konkursin e Brenshëm” dhe të shpallë konkurs sipas Ligjit për Kinematografi.

/Megapress.al/

 

 

 

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …