Ballina / Femra / Karriera / Smith dëshmon se realizimi i filmit nuk ka rregulla
Loading...

Smith dëshmon se realizimi i filmit nuk ka rregulla

John Smithit nuk i pëlqen ta quajnë regjisor, e as artist, ose të paktën nuk e konsideron veten të tillë.

Ai është filmbërës. Kjo kuptohet qartazi në filmat e tij. Nuk i përkasin kinemasë konvencionale, shkruan sot Koha Ditore.

Atij nuk i pëlqen as të përcaktojë zhanrin, formën apo mënyrën e realizimit. Xhiron atë që e sheh, paraqet një realitet ashtu siç është. Filmat e tij më shumë dokumentojnë një realitet ndryshe edhe prej dokumentarëve të zakonshëm. Gjithçka që bën është jashtë atyre që mund të quhen standarde.

Për këtë ai njihet si njëri prej filmbërësve më të njohur të filmit avangard të shekullit XX, i cili vlerësohet për humorin në eksplorimin e temave të ndryshme. Qysh prej vitit 1972, para se të niste studimet në “Royal Collage of Art”, ka realizuar më shumë se 50 filma, video dhe instilacione, të cilat janë shfaqur nëpër kinema, galeri të artit dhe në televizione në mbarë botën.

(Koha Ditore)

 

Shikoni gjithashtu

EGY, fituesja e Best new artist dhe Best Female artist në ,,Shkodra Fest” (foto dhe video)

Egy është një këngëtare vetëm 17 vjeç, por e cila që në fillim hyri rrëmbimshëm …

Loading...