Ballina / Show Bizz / Muzike / Sorey, muzikanti që s’njeh rregulla
Loading...

Sorey, muzikanti që s’njeh rregulla

“Asnjëherë nuk dëgjoj muzikë në mënyrë pasive”, thotë muzikanti e kompozitori Tyshawn Sorey, i ulur në karrige, në studion brenda shtëpisë së tij.

“Nuk ka rëndësi se çfarë lloj muzike është – a është dance, apo ritual tibetian, apo është thjesht një zhurmë”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dukej se ai nënkuptonte që filozofia rrjedh në të dyja drejtimet: muzika që bën ai nuk i përshtatet paragjykimeve tuaja, kështu që ajo kërkon angazhim të plotë.

Sorey, 37 vjeçar, i cili ka nxjerrë në treg albumin e tij të gjashtë, është një multiinstrumentist i talentuar, i cili ka ndërtuar një karrierë në një territor ndërmjet definicioneve standarde. Në disa qarqe, ai mendohet se është jazz-baterist: në të tjerat ai konsiderohet më shumë si kompozitor avangardë.

Në albumin e ri “Verisimiltude”, ai është së paku të dyja këto. Albumi përmban një trio muzikantësh – ai vetë është në bateri dhe perkusione, me pianistin Cory Smythe dhe basistin Xhris Tordini – duke krijuar një muzikë të ngadalshme, por edhe të rëndë.

Ky mund të jetë një prej albumeve më të mahnitshme të tij. Por ajo që nuk duket e qartë menjëherë në “Verisimiltude” është se kur përfundon muzika e shkruar e Sorey e kur fillojnë improvizimet.

“Ideja se cila pjesë është e kompozuar dhe cila e improvizuar, është e pakuptimtë”, ka thënë Sorey. Ishte një mbrëmje pasdarke, dhe ai ishte veshur i tëri në të zeza. Asnjëherë nuk e kam parë me rroba të tjera: kur performon, ai thuajse gjithmonë mban syze dielli.

Është sikur ta dinte se të qenit i dukshëm, është të jesh i kategorizuar. Kësisoj për t’u ndjerë i vlerësuar, është mirë që thjesht të dëgjohesh nga të tjerët. Kur luan me trion e tij, Sorey shpesh herë riaranzhon kompozimet e tij për të nxjerrë ndërhyrje të këndshme. Ai i udhëheq Smythe dhe Tordinin se kur duhet të luajnë pjesë të caktuara, e kur duhet të vënë rregull. Kjo pjesërisht lidhet edhe me lehtësinë që e ka Sorey për t’i zotëruar notat: ai mund ta lexojë një partiturë njëherë dhe ta mësojë atë me zemër.

“Ai ka këto shkathtësi gati se supernjerëzore për t’i bërë gjërat kësisoj, pa asnjë gabim”, thotë Smuthe. Ai shpjegon që në duart e Sorey, riaranzhimet arbitrare në fakt mund ta bëjnë edhe më elektrizuese një performancë./Koha Ditore/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Tayna vë në plan të parë të pasmet atraktive në imazhin e fundit

Këngëtarja shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar gjithandej. Bukuroshja është …

Loading...