Ballina / Lajme / Kosovë / Sot 19 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqi- Komandant ” Kapuqi”
Loading...

Sot 19 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqi- Komandant ” Kapuqi”

Mujë Krasniqi ka lindur në fshatin Çabiq komuna e Klinës. Shkollen fillore e kreu në Ujëmirë të Klinës. Ai ishte nje nga 11 fëmijet e prindërve të tij prej të cilëve ky dhe vellau i tij Aliu ranë dëshmore.

Gjatë fëmijërisë së tij ai kishte mik edhe Beqir Gashin i cili ishte rapsod dhe dëshmor i luftës së Kosovës. Shkollen e mesme Muja e kreu ne shkollen e mesme Luigj Gurakuqi ne Kijeve te Klines ku njohu edhe profesoreshen e muzikes Xheve Lladrovci e cila njekohësisht ishte dhe bashkeshortja e komandantit Fehmi Lladrovci e cila e motivoi Mujen qe tij bashkangjitej grupeve te athershme ilegale per lirine atedheut, kujton Brahim Gashi mik i afer i Muje Krasniqit. Muja se bashku me mikun e tij Brahim Gashin dhe me Sylejman Selimin e me Rexhep Selimin morren pjese ne demostratat e vitit 1989 ku pastaj forcat jugosllavo-serbe u rane ne gjurme

Muja qyshe ne vitin 1990 ishte shënjester i milicisë serbe dhe sherbimit UDBA per aktivitete supersive dhe ilegale kundër Jugosllavisë, kur edhe ishte arrestuar dhe torturar nga policia serbe. Po ashtu edhe familjarët e tij ishin te përndjekur nga policia e cila familjen Krasniqi e quante familje terroriste.

Ne vitin 1991, Muje Krasnqi plagoset ne Prekaz, pasi ishte në vizitë tek daja i tij. Luftetari Vesel Selimi e mori nën përkujdese deri sa u sherua. Ne vitin 1992 se bashku me dajorët e tij Rexhep e Sylejman Selimi morren ne mbrojte fshatin Ujëmirë të Klinës dhe ju bashkuan Jasharajve ne luften per liri.

Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Më 21 dhjetor të vitit 1998, ata u varrosën në PolacDrenicës, me nderime ushtarake.

Në nderim të veprës së, Mujë Krasniqit, në Çabiq në vendlindjen e tij bëhet hapja e Festivalit folklorik “I këndojmë Lirisë” pastaj ne Klinë 3 ditë radhazi me 6,7,8 qershor , kurse në fushën e sportit mbahet turne tradicional i boksit “Memoriali Mujë Krasniqi – Kapuçi”.

/MegaPress.al/

 

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …