Ballina / Femra / Karriera / Me shumë sukses kanë perfunduar xhirimet e filmit “Klithma”

Me shumë sukses kanë perfunduar xhirimet e filmit “Klithma”

Sot me sukses përfunduan xhirimet e filmit “Klithma”, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves.

Filmi artistik Klithma është prodhim i produksionit Kosovar, realizuar nënë regjinë e regjisorit Korab Lecaj dhe i subvendionuar nga QKK.

Rolet kryesore, burri dhe gruaja interpretohen nga aktori i mirnjohur Hazir Haziri dhe Arjola Demiri, ndërsa dy role dytësore interpretohet nga Arbnesha Grabovci – Nixha dhe roli i Ramadanit interpretohet nga aktori Alban Zogaj. Ndërsa dy role episodike interpretohen nga Kaltrina Zeneli si dhe Rajmonda Ahmetaj.

Të angazhuar kishte edhe figurantë të tjerë të cilët duket se me sukses arritën ti plotësojne kërkesat e regjisë dhe skenarit. Xhirimet kanë zgjatur 6 ditë dhe janë realizuar 100% sipas planifikimit të produksionit.

Për ta realizuar këtë projekt erdhi nga Bosnja drejtori i fotografisë, së bashku me ekipin e tij, Almir Xhikoli. Almiri ka xhiruar dhjetëra filma të gjatë artistikë me regjisorë të njohur.

Filmi “Klithma”, trajton temën më të ndjeshme të shoqërisë kosovare të paluftës, që është, dhunimi seksual i meshkujve shqiptar gjatë luftës në Kosovë. Filmi konsiderohet se është i inspiruar nga ngjarje të vërteta.

Ja postimi i plotë i regjisorit Korab Lecaj:

Sot me sukses i kemi perfunduar xhirimet e filmit “Klithma”, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves.

Faleminderit te gjithe ekipit te filmit per energjine pozitive dhe profesionalizmin qe kane treguar gjate ketyre pese diteve.

Gezuar te gjitheve! 

Nga: /Megapress.al/

 

 

Loading...

Shikoni gjithashtu

Tafil Kurtishi – Tili, këngëtari më i kerkuar në Prizren për këtë verë 2019

Tafil Kurtishi është këngëtari më i kërkuar i Prizrenit për sezonin 2019. Siç mund të …