Ballina / Lajme / Kosovë / Sulmet terroriste në botë, sa ekziston rreziku që të ndodhin në Kosovë?
Loading...

Sulmet terroriste në botë, sa ekziston rreziku që të ndodhin në Kosovë?

Sulmet terroriste janë bërë mjaft të shumta në shumë vende të botës, sidomos në Evropë.

Së fundmi Barcelona ishte cak i një sulmi terrorist nga i cili mbetën 13 të vdekur e dhjetëra të plagosur, pasi një kamion u fut në turmën e njerëzve në zonën e famshme turistike të Barcelonës, Las Ramblas, e për këtë sulm përgjegjësinë e mori ISIS.

Por, përpos Barcelonës, u përgjakën edhe dy qytetet evropiane, Gjermania dhe Finlanda

Në Finlandë nga sulmi me thikë në Turku mbetën të vdekur dy persona dhe disa të lënduar, ndërsa në Gjermani ku po ashtu pati sulm me thikë, gjeti vdekjen një person.

Duke pasur parasysh sulme të tillë e sulme të ngjashme që kanë ndodhur më parë në vende të ndryshme, gazeta “Bota sot” ka realizuar një bisedë me ekspertin e sigurisë, Hajrullah Tërnava, për të komentuar këto sulme si dhe rrezikun që ka Kosova nga sulme të tilla.

Image

Hajrullah Tërnava

Tërnava thotë se sulme të tilla të organizuara nga ISIS nuk po e lënë botën të qëndrojë rehat dhe se mund të ndodhin edhe në Kosovë.

“Çdo aktivitet i planifikuesit që i shpaguhet, ai aktivizohet atje ku e arrin qëllimin. Një akt i tillë si akti terrorist në Barcelonë, nënkupton për botën që të mos rrinë rehat, se akte të tilla mund të ndodhin çdokund nëpër ato vende ku i parashohin planifikuesit, në këtë rast ISIS, sikur që e morën përgjegjësinë e rastit të Barcelonës, ku mbeten shumë të vdekur dhe shumë persona të lënduar. Tani ata që i bëjnë planet e tyre për vepra të tilla terroriste, e dinë ku arrihet efekti më i madh dhe i planifikojnë ato akte dhe mund të ndodhin gjithkund e pse jo edhe në Kosovë. Tanimë qëllimet e ISIS-it dihen dhe u pa lufta e tyre aktive në ato vende sikur Siri e Irak. Tani kur ISIS është në shkatërrim e sipër dhe e ka humbur përkrahjen e atyre të cilët e kanë krijuar ISIS-in, për ato qëllime që vetëm ata e dinë pse e kanë krijuar. Prijësit e ISIS-it tani i ndryshojnë veprimet e tyre ekstreme dhe bëjnë vepra tjera nëpër qendrat botërore sikur këtyre ditëve në Barcelonë”, është shprehur eksperti i sigurisë për “Bota sot”.

Më tej ai thotë se ata po zgjedhin metoda më të thjeshta dhe se deri në eliminimin në tërësi të ISIS do të kemi ballafaqime të tilla.

“Tani ata i zgjedhin edhe mënyrën e realizimit të arritjes së qëllimeve të tyre me mjete më të thjeshta, në këtë rast sikur që vetëm me automobil me një shpejtësi të paparë, në ato qendra të frekuentuara shumë, i shkaktuan ato vrasje në numër shumë të madh dhe në një mënyrë u arrit ai efekti i paraparë, dhe tani askush më nuk mund të shëtitet i qetë nëpër qendrat botërore. Deri në eliminimin në tërësi të ISIS-it, do të kemi ballafaqime të tilla edhe më tutje, sepse ata nuk do të dorëzohen deri në fund, dhe do të mundohen t’i realizojnë qëllimet e tyre, që dikur e kanë pasur në plan të krijimit të shteteve radikale islamike në stilin e tyre sikur e kanë planifikuar, sikur që ata e kanë kuptuar dhe u munduan t’i krijojnë ato shtete atje ku luftuan”, ka përfunduar Tërnava.

Kujtojmë se sulme të ngjashme si në Barcelonë ka pasur më herët edhe në Turqi, Francë etj.

/BotaSot/

Loading...

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...