Ballina / Lajme / Bota / Sulmi në Barcelonë, 12 të vdekur, ISIS merr përgjegjësinë
Loading...

Sulmi në Barcelonë, 12 të vdekur, ISIS merr përgjegjësinë

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Barcelonë, që zyrtarët thonë se la 12 të vrarë, Dhjetra persona të tjerë u plagosën në sulmin e së enjtes kur një person përplasi një furgon mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës. Policia tha se 10 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist – agjensia e lajmeve Aamaq – thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga “ushtarë të Shtetit Islamik”.

Në deklaratë thuhej se sulmi u ndërmor në përgjigje të thirrjeve të ISIS-it për ndjekësit e tij që ata të vënë në shënjestër vendet pjesëmarrëse pjesë në koalicionin i cili përpiqet të dëbojë grupin ekstremist nga Siria dhe Iraku.

Deklarata nuk jepte hollësi të mëtejshme për personat që ndërmorën sulmin.

Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin në Barcelonë të Spanjës dhe do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha në Departamentin e Shtetit se incidenti “kishte shenjat e një sulmi terrorist”.

Ai tha se diplomatët në Spanjë po ndihmojnë amerikanët atje dhe u bëri thirrje atyre që janë shëndoshë e mirë që të njoftojnë familjet dhe të dashurit e tyre.

Kryediplomati amerikan tha se “terroristët në gjithë botën duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të vendosur që t’i gjejnë dhe t’i vendosin para drejtësisë”.

Televizioni publik spanjoll RTVE citohet nga agjencia Associated Press se një i dyshuar për përplasjen e furgonit është arrestuar. Policia spanjolli nxorri një fotografi të tij dhe e identifikon si Driss Oukabir.

Ndërkohë dy persona të armatosur u ngujuan në një bar në qendër të Barcelonës.

Shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë thanë se banorët duhet të shmangin sheshin Catalunya dhe se kishin kërkuar mbylljen e stacioneve hekurudhore dhe të metrosë në zonën pranë shëtitores Las Ramblas në qendër të qytetit.

Policia izoloi zonën dhe urdhëroi mbylljen e dyqaneve përreth. Gazeta “El Pais” citon policinë të thotë se personi që i jepte furgonit, doli prej tij dhe u largua në këmbë.

Media spanjolle “El Periodico” njoftoi për shkëmbim me armë zjarri në tregun “La Boqueria”.

Policia spanjolle tha se incidenti mund të ishte një “sulm terrorist”.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha në Twitter se përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit.

Loading...

Shikoni gjithashtu

NISMA SOCIALDEMOKRATE ARTIKULUESE E VËRTETË E KËRKESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS, PËR SHTETIN QË DUAM

Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën dhe fatet e saj të së …

Loading...