Ballina / Lajme / Kosovë / Sulmi në Paris nuk është terrorist
Loading...

Sulmi në Paris nuk është terrorist

Autoritetet franceze thanë sot se sulmuesi i cili shkaktoi vdekjen e një personi dhe lëndoi 13 të tjerë, nuk është terrorist, por ai kishte probleme psikike.

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën dhe 13 persona janë lënduar kur një person hyri mbrëmë me një automobil brenda një picerie në lindje të Parisit.

Prokurori Dominique Laurent ka thënë se elementet e para tregojnë se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.

“Duket se bëhet fjalë për një person me probleme serioze psikike, i cili kishte marrë një sasi të barnave”, ka thënë ai.

Vozitësi i automobilit i ka thënë policisë se ka marrë një sasi të madhe të barnave dhe në bazë të dëshmisë së tij nuk mund të dihet ende motivi i këtij sulmi.

Prokuroria më herët njoftoi se në pyetje është një akt i qëllimshëm, por i cili nuk ka lidhje me terrorizmin.

Ndryshe, sulmi i mbrëmshëm vjen pasi që algjeriani Amu Banletresh (36) më 9 gusht me automobil hyri në mesin e ushtarëve në afërsi të Parisit dhe lëndoi gjashtë prej tyre.

Ky sulm kishte ndodhur katër ditë pas tentimit të sulmit mbi ushtarë në afërsi të Kullës së Ajfelit në Paris.

Franca ka vendosur në vitin 2015 gjendjen e jashtëzakonshme, pas disa sulmeve terroriste në të cilat humbën jetën 239 persona.

/BotaSot/

Shikoni gjithashtu

Kush është Manuella Koni dhe pse është e nevojshme për një mandat në Kuvendin e Kosovës…?

Bëhet fjalë për kandidaten për deputeten nga radhët e PEK-ut, Manuella Koni, e cila beson …

Loading...